TIRANE- Një grup aktivistësh të aleancës Kuq e Zi kanë djegur posterat kryeministrin para Parlamentit në mbështetje të grevës së ish të burgosurve politikë. Aleanca Kuq e Zi iu bashkua protestës së planifikuar të zhvillohej sot para parlemtit.
Për gati 30 minuata ish të burgosurit politkë të mbështetur nga AK e sindikata tjera protestuan sot përpara parlamentit. Ndërkohë, vetëm disa minuata pasi ka përfunduar protesta u arrestuan 7 aktivistët e AK-së, informon AK.
Sipas kësaj partie aktivistët u morën me dhunë në komisariat në rrugën e Durrësit dhe Kavajës. Ata thonë se aktivistët u arrestuan nga policë të veshur civilë të cilët shkaktuan panik dhe qyetarët. Kushtetuta na jep te drejten e protestimit, nuk do te ndalojme.
"Sytë e shqiptarëve janë drejtuar tek greva e ish -të burgosurve politik, të cilët po digjen në kërkim të të drejtave të tyre prej 22 vitesh. Të gjithë ne jemi dëshmitarë që Sali Berisha e dogji vendin në vitin 1997 dhe sot në 2012 po ndodh sërish e njëjta gjë. Po digjen njerëz të gjallë dhe po arrestohen qytetarë të këtij vendi të cilët në zbatim të ligjeve të vendit po protestojnë për situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi ynë" - deklaroi kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, në një deklaratë për shtyp. Ai i ka bërë apel instatancave shtetërore të mos jenë vegël e politikës dhe të mos pengojë protesta të tilla ligjore. “Ne i bëjmë thirrje të gjithë strukturave të policisë së shtetit që të mos vihen në përdorim të politikës dhe pushtetit dhe ata djem të arrestuar do të kenë mbështetjen tonë", tha Spahiu.”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com