TIRANE- Dhjetëra aktivistë të grupimit “Aleanca Kuq e Zi “ kanë protestuar sot para selisë së ambasadës serbe në Tiranë në shenjë solidariteti ndaj shqiptarëve të Prshevës dhe Maqedonisë.
Ambasada serbe në Tiranë ndodhet shumë prane godinës së Kryesisë së Kuvendit.
Protestuesve shqiptarë iu bashkuan dhe rreth 80 studentë nga Presheva. Ne krye të protestës qëndronin drejtues te grupimit politik AK si dhe kreu i bashkisë së Preshevës Ragmi Mustafa.
Protestuesit lëshuan thirrje si “Shqipëri etnike”, “ Serbi dëgjona, Mitrovica është e jona” , “Nga Presheva –Camëri, gjithë shqiptarët kuq e zi”.
Shquhej gjithashtu një pankartë e madhe në të cilën shkruhej “Do përballeni me 10 miljon shqiptarë”
Para protestuesve qëndronte një gardh i madh me dhjetëra policë që nuk lejuan afrimin e aktivistëve kuq e zi deri në një distancë 25 metra nga ambasada serbe.
Protestuesit i kërkuan Serbisë të lironte të burgosur politikë, shqiptarët e arrestuar gjatë një aksioni policor serb në 4 maj
Përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi Myslim Pasha tha para protestuesve se “serbia duhet të ndalojë skenarët ogurzinj që cojnë në spastrim etnik në Luginën e Preshevës.”(ns/shqiptarja.com)