Akademia e Shkencave  aderon në Lëvizjen për Luftën kundër Anti-Semitizmit, vjen mirënjohja nga Qendra e Ndikimit Hebre dhe ambasada e Izraelit

Akademia e Shkencave  aderon në Lëvizjen për Luftën kundër Anti-Semitizmit, vjen mirënjohja nga Qendra e Ndikimit Hebre dhe ambasada e Izraelit

Akademia e Shkencave

Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë miratoi në mënyrë të njëzëshme vendimin e Kryesisë së saj për aderimin në «LËVIZJEN PËR LUFTËN KUNDËR ANTI-SEMITIZMIT»

Në një letër drejtuar z. Robert Singer (Chairman Center of Jewish Impact Senior Advisor to the Combat Anti-Semitism Movement) dhe shkëlqesisë së tij z. Noah Gal Gendler, Ambasador i Shtetit të Izraelit në Tiranë, Kryetari i Akademisë së Shkencave, z. Skënder Gjinushi, në emër të ASH-së, i informon ata se forumi më i lartë vendimmarrës i ASH-së, në mënyrë të njëzëshme vendosi të miratojë propozimin e Kryesisë për aderimin e këtij institucioni në Lëvizjen për Luftën kundër Anti-Semitizmit (Combat Anti-Semitism Movement), duke miratuar Përkufizimin e përdorshëm për Antisemitizmin sipas kuptimit në dokumentin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (Insternational Holocaust Remembrance Alliance - IHRA), si në vijim:

Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, që mund të shprehet në formën e urrejtjes ndaj tyre. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose johebrenj; dhe/ose ndaj pronës së tyre; ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të bashkësisë hebraike (IHRC, Bukuresht 26 maj 2016).

Me miratimin e këtij përkufizimi Akademia e Shkencave e Shqipërisë rikonfirmon qëndrimet e veta të vendosura në lidhje me krimet historike që janë ushtruar ndaj hebrenjve gjatë Shoah, duke vlerësuar se krimet çnjerëzore që pësuan ata gjatë Luftës së Dytë Botërore pvr shkak të urrejtjes racore nuk janë një dukuri që i takon historisë, por që shfaqet herë pas here në formën e një rreziku që ringjall krime kolektive dhe urrejtje racore, etnike, fetare ose kulturore.

Si bashkëhartuese e Ligjit Për shpalljen e “Ditës së Kujtesës” (2003); si organizatore e disa konferencave shkencore kombëtare e ndërkombëtare kushtuar rëndësisë që ka nxjerrja e mësimeve prej Holokaustit (në Tiranë, në Prishtinë, në Korçë, në Berat, në Elbasan e gjetkë); si institucion që ka dhënë kontributin e saj hap pas hapi duke bashkëpunuar me International Task Force të caktuar në Forumin e Stokholmit (janar 2000) për një profilaksi të qendrueshme ndaj krimeve kundër Njerëzimit; si botuese e studimeve të anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të saj për historinë e mbrojtjes dhe të shpëtimit të hebrenjve prej shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, Akademia e Shkencave e Shqipërisë e vlerëson vendimin e Asamblesë së saj si një hap krejt të natyrshëm dhe në koherencë me të shkuarën e vet, po aq sa edhe me misionin e saj ligjor e qytetar.

Mirënjohje e thellë për Akademinë e Shkencave dhe për popullin shqiptar

Në letrën e përgjigjes që z. Robert Singer, kryetari i Qendrës së Ndikimit Hebre, i dërgon Kryetarit të Akademisë së Shkencave, zotit Gjinushi, i thotë se dëshiron që të përcjellë vlerësimet më të mëdha ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për vendimin e saj historik në lidhje me miratimin e përkufizimit mbi Anti-Semitizmin sipas Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Dhe më tej vazhdon: «Ndërkohë që fatkeqësisht ne akoma jemi dëshmitarë të valës në rritje të Anti-Semitizmit si të dhe urrejtjes në shoqëritë tona, Shqipëria mban qëndrim ndër të parat vende kundër këtyre fenomeneve kaq të rrezikshme. Ky vendim i jashtëzakonshëm dëshmon vendosmërinë e shqiptarëve për të luftuar në emër të tolerancës dhe përkrahjes ndaj hebrenjve dhe Izraelit, si dhe dëshmon qëndrimin në krah të aleatëve të vet. Duke parë këtë hap kolosal nga një akademi kaq prestigjoze si Juaja, shpresojmë shumë që  institucione të tjera akademike të ndjekin shembullin tuaj, duke pasur parasysh ndikimin dhe rolin pozitiv që ka një akademi drejt shoqërisë civile.

Në emër të Center for Jewish Impact (Qendra për Ndikimin Hebre), si dhe të Combat Anti-Semitism Movement (Lëvizjes për Luftën kundër Anti-Semitizmit), më lejoni t’ju përgëzoj për iniciativën tuaj dhe të të gjithë pjesëtarëve të përfshirë në të. Ne do të qëndrojmë së bashku në vazhdimin e kësaj detyre të rëndësishme, në qëllimin e përbashkët drejt një bote më të mirë për ne dhe brezat e ardhshëm.

Populli shqiptar ka mbajtur gjithmonë anën e vërtetë të historisë.

Edhe ambasadori i Izraelit në Tiranë përmes një letre drejtuar z. Gjinushi ka falenderuar Akademinë e Shkencave për këta akt. Mes të tjerash ai kërkon të falenderojë dhe të shprehë mirënjohjen ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për miratimin e përkufizimit të Anti-Semitizmit, si dhe për iniciativën tuaj, -thotë ai, - për t’iu bashkuar IHRA-s dhe CAM. « Habitem, vijon më tej ambasadori, se si akoma në shekullin e 21-të, në një botë të globalizuar dhe ekonomi të hapur, ku ka liri mendimi, arritje të mëdha teknologjike, mësime të pafundme historike, ne akoma duhet të merremi me urrejtje, racizëm dhe diskriminim.Është e domosdoshme të kujtojmë të kaluarën në mënyrë që të mos e përsërisim në të ardhmen. Ky akt shpreh veprimin e një vendi të lirë dhe të njerëzve që ia njohin vlerat lirisë dhe respektit ndaj të tjerëve. Toleranca fetare në Shqipëri mbetet një shembull për t’u ndjekur nga e gjithë bota.

Populli shqiptar ka mbajtur gjithmonë anën e vërtetë të historisë, përfundon z. Noah Gal Gendler Ambasador i Izraelit në Tiranë.

Ky akt i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka pasur një jehonë të gjerë në mediat e huaja. Më poshtë po shënojmë disa nga linqet e organeve që kanë publikuar këte veprim të çmuar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

https://www.jns.org/academy-of-sciences-of-albania-adopts-universal-definition-of-anti-semitism/

https://www.jewishpress.com/news/israel/albania-academy-of-sciences-adopts-ihras-definition-of-anti-semitism/2021/01/14/

https://www.clevelandjewishnews.com/jns/academy-of-sciences-of-albania-adopts-universal-definition-of-anti-semitism/article_af72be46-2148-5073-a108-9b2c1f3dd4f6.html

https://www.columbusjewishnews.com/jns/academy-of-sciences-of-albania-adopts-universal-definition-of-anti-semitism/article_bf01c894-1532-5fee-a9e4-c39d599c7ab1.html

https://www.newsbreak.com/news/2144749092155/albania-academy-of-sciences-adopts-ihras-definition-of-anti-semitism

https://www.izraelisot.com/2021/01/14/akademia-e-shkencave-e-shqiperise-miraton-perkufizimin-universal-te-antisemitizmit/

https://www.algemeiner.com/2021/01/15/academy-of-sciences-of-albania-adopts-universal-definition-of-antisemitism/

https://halalwatchworld.news/academy-of-sciences-of-albania-adopts-universal-definition-of-anti-semitism-jns/

https://www.enlacejudio.com/2021/01/15/academia-de-ciencias-de-albania-adopta-definicion-universal-de-antisemitismo/

http://webcache.googleusercontent.com/search?q=cache:IRupR1IAdCoJ:https://m.zhenyaohs.com/academy-of-sciences-of-albania-adopts-universal-definition-of-anti-semitism/&hl=sq&gl=al&strip=1&vwsrc=0

https://www.prnewswire.com/news-releases/ajc-applauds-albanias-adoption-of-antisemitism-working-definition-301158529.html

https://www.newsbreak.com/news/2144749092155/albania-academy-of-sciences-adopts-ihras-definition-of-anti-semitism

http://www.corfucci.gr/kerkyra/alban/shared/index.jsp?context=7001

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin