Akademia e Shkencave i ka
kushtuar buxhetit 96 mln lekë

Akademia e Shkencave i ka<br />kushtuar buxhetit 96 mln lekë
Report Tv zbardh bilancin financiar të Akademisë së Shkencave, nga ku rezulton se për vitin 2016 ka marrë nga buxheti i shtetit 96 milionë lekë të reja për paga dhe investime. 

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave, se ky institucion duhet t'i gjejë vetë fondet e financimit, pasi në vend të reformimit zgjodhi farsën. 

Por si financohet Akademia e Shkencave?

Akademia e Shkencave është institucion buxhetor dhe të ardhurat i siguron nga buxheti i shtetit, pjesëmarrja në projekte, gjithashtu të ardhura nga dhuratat, subvencionet e sponsorizimet. 

(Report Tv zbardh financimin e ASH)
sektori ekonomik akademia e shkencave

96 mln lekë të reja për vitin 2016
Për vitin 2016 rezulton se Akademia e Shkencave ka marrë nga buxheti i shtetit 96 milionë lekë të reja dhe zero të ardhura nga projekte apo subvencione.

Nga të cilët 94 milionë janë shpenzime korrente, paga, dhe vetëm 2 mln lekë të reja investime. Akademia e Shkencave nuk ka marrë asnjë lek nga dhuratat, subvencionet apo sponsorizimet. 

I vetmi mekanizëm financimi për të janë paratë e buxhetit të shtetit. 

Kjo do të thotë se në rast ndërprerje të të ardhurave nga buxheti i shtetit, puna e Akademisë së Shkencave paralizohet. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë