Akademia e Shkencave, si pasqyra jonë
Edhe në një vend të vogël si i yni, del dikush që përpiqet të zgjojë. Sa shpresëdhënëse! Reagimet pikante të profesor Artan Fugës vlejnë gjithnjë për të zgjuar gjumashët e një shoqërie
Edhe në një vend të vogël si i yni, del dikush që përpiqet të zgjojë. Sa shpresëdhënëse! Reagimet pikante të profesor Artan Fugës vlejnë gjithnjë për të zgjuar gjumashët e një shoqërie që si sonambul bërtet për çfarë nuk duhet, e për atë që duhet ,s'thotë asgjë. Na shërben fokus në çështje, përqëndrim për t'u përmirësuar, për të përfituar nga një epokë historike stabiliteti që ka sjellë në sipërfaqe disa shqiptarë të mirë që duan të punojnë e të bëjnë Shqipërinë (duke nisur nga vetja) e duke zgjuar të tjerët, nëse dëshirojnë. Atëherë, le të përfitojmë.
Më vjen mirë që edhe një pjesë e medias e ndoqi profesor Fugën në alarmin e tij, dhe gjatë mbledhjes për zgjedhjen e kryetarit të Akademisë dhe zv/kryetarit gjetën aq shumë materiale vizive dhe përmbajtësore që na bëjnë të reflektojmë: Janë këto prurjet më të mira që ne kemi për Akademinë tonë të 2017? Eshtë ky shembulli më i mirë i elitës sonë akademike për zgjedhjen e kreut të saj? Të trishtueshme pamjet dhe fotografitë me Akademikët e moshuar që dreminsin ndërkohë që shpjegohej se si bëhet votimi dhe se sa herë duhet palosur fleta. Po edhe të brendshmet që dilnin nga pantallonat, të futura në çorape, tregojnë pa dashur brishtësinë e një institucioni elitar. Dita e sotme në Akademinë e Shkencave ishte plot shenja, sinjale. Çfarë ndodhi aty është, pasqyra e pjesës më të madhe të shoqërisë sonë. Nuk janë vetëm akademikët në gjumë, siç ne pamë, nuk kanë vetëm akademikët "ftohtë" me tutat nën pantallona.
A kemi prurjet më të mira në vendet elitare të shoqërisë sonë? A kemi më të mirët në media? Në Universitete, në Drejtësi, në Administrim? Besoj se shumë kanë shumë për të thënë, për të treguar se si u mbushën institucionet me njerëz "të fortë" e të aftë vetëm në lëmin e mbajtjes së pushtetit e të pasurisë e se si në gjithë këto vite meritokracia është e vetmja gjë që nuk funksionoi.
Kam vlerësuar, i vlerësoj thirrjet e profesor Artan Fugës se i kam ndjerë të sinqerta për të na vënë në alarm, për të na mbajtur në këmbë. Tani, pa qenë vonë. Kaluam kohë shumë të vështira ne shqiptarët, kur shqiptarë të tjerë grabitën çdo pasuri të përbashkët materiale dhe jo, më keq se komitët maleve të epokave të largëta. Jo gjithnjë një vend, një popull ka shansin të zgjohet nga letargjia e gjatë. Mua më duket se kjo, e tashmja, është koha më e mirë për ne.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3224
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor, 08:33
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 16:12
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt, 22:29
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt, 19:53
-
Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)
11 Janar, 14:42
-
Akademia e Shkencave miraton Statutin e ri, pati kundërshtime pasi ligji për ‘Shkencat’ s’ka kaluar ende në qeveri
10 Janar, 12:31
-
Dokumenti/ Si do të zgjidhen drejtorët e Qendrave dhe Instituteve Kërkimorë. Kryesia e Akademisë së Shkencave ‘fiton’ pushtet mbi ta, Krasniqi: Ja pse votimi i Asamblesë çedon!
5 Janar, 16:46