Nga sot Akademia e Shkencave është zgjeruar me 12 anëtarë të rinj. Zgjedhjet u realizuan me votim të drejtpërdrejtë në sallën “Aleks Buda”, por edhe online, për shkak të pandemisë COVID 19. Pas prezantimit të emrave nga kreu i Akademisë Skënder Gjinushi, asambleja kreu procedurat e parashikuara në ligj për Statutin e zgjedhjeve të anëtarëve të rinj akademikë e akademikë të asociuar, për avancime në titullin akademik të dy anëtarëve të saj (lëvizje të brendshme), si dhe për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm.
“Kandidatët që paraqiten sot kanë ndjekur procedurat në lidhje me statutin, edhe plotësimi i kriterit ligjor i është bërë i njohur komisionit teknik. Gjatë zbatimit të procedurave të reja ligjore, sipas ligjit të ri, mundësohet një bashkëpunim i ngushtë me institucionet arsimore”, shprehet ndër të tjera, Skënder Gjinushi, kryetar i ASH-së.
Kandiduan për titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar Arjan Durrësi dhe Ilirian Malollari.
“Të dy anëtarët Arjan Durrësi dhe Ilirian Malollari u zgjodhën fitues”.
Kandiduan për anëtarë të Asamblesë, duke fituar titullin akademik:
1. Genc Sulçebe
2. Ilia Mikerezi
3. Pëllumb Xhufi
Kandiduan për anëtarë të Asamblesë, duke fituar titullin akademik i asociuar:
1. Adrian Civici;
2. Artan Boriçi;
3. Kristina Jorgaqi;
4. Mimoza Hafizi;
5. Rajmonda Bualoti.
Kandiduan si akademikë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke fituar:
1. Ardian Ndreca;
2. Ardian Vehbiu.
Komisioni i votimit përbëhej nga akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3691
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Studim për nëntokën e Lezhës, Neritan Ceka: Së shpejti gërmime të reja arkeologjike
26 Dhjetor 2024, 16:45
-
Niko Pojani: Jeta dhe veprimtaria Shkencore e Prof. Inxh. Egon Gjadrit
2 Dhjetor 2024, 18:21
-
Thirrja e historianit: Mos e harroni LANÇ-in, shënoi historinë në Luftën e Dytë Botërore
29 Nëntor 2024, 11:59
-
Dita e Alfabetit, prezantohet Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe! Vepra përmban 103 000 fjalë dhe 10 000 njësi frazeologjike! Fjalori me 120 mijë njësi, gati 3-fish më i madh se ai i 1980-s
22 Nëntor 2024, 13:31
-
Konferenca/ Si luftuan bektashinjtë për çlirimin e vendit? Baba Mondi: Teqetë bektashiane, vatër e çlirimit të adheut! Historiani: Rreth 6 mijë bektashianë morën pjesë në LANÇ
19 Nëntor 2024, 14:47
-
Studiuesi Paul Heggarty: Gjuhët nuk kanë data lindjeje! Shqipja midis gjuhëve indoeuropiane, origjina dhe lashtësia
4 Nëntor 2024, 16:11
-
Kërkimi shkencor/ Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e shkencës
18 Tetor 2024, 19:36
-
Historiani Uran Butka sjell ‘Polemika’/ Çështjet e nxehta të historisë, kundërshtitë me Kristo Frashërin, Xhufin dhe Kostallarin
12 Tetor 2024, 15:49
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor 2024, 08:33
-
Marrëveshje mes Akademisë së Shkencave dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, për projekte të përbashkëta
18 Korrik 2024, 16:17
-
Kushtetuesja pranon padinë për ligjin e Akademisë së Shkencave, Zhupa: Seanca plenare publike brenda 14 korrikut
22 Qershor 2024, 15:05
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj 2024, 18:35