Akademia propozon
Kadarenë sërish për Nobel
Emri i shkrimtarit Ismail Kadare do të jetë sërish në listën e kandidaturave të Nobelit letrar të 2012. Lajmi u konfirmua dje për "Shqiptarja.com", nga Akademia e Shkencave, ku kryetari Gudar Beqiraj, tha se dosja me rekomandimin dhe dokumentacionin tjetër plotësues është përgatitur e nisur për në Stokholm.
TIRANE- Emri i shkrimtarit Ismail Kadare do të jetë sërish në listën e kandidaturave të Nobelit letrar të 2012. Lajmi u konfirmua dje për "Shqiptarja.com", nga
Akademia e Shkencave, ku kryetari Gudar Beqiraj, tha se dosja me rekomandimin dhe dokumentacionin tjetër plotësues është përgatitur e nisur për në Stokholm.
Është e vërtetë që Akademia e Shkencave të Shqipërisë i ka dërguar Akademisë së Nobelit në Stokholm propozimin e kandidaturës së shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin 'Nobel' në letërsi?Po është e vërteta. Akademia e ka përfunduar dokumentacionin që duhesh për këtë rast. Ky është një njoftim zyrtar tashmë. Kjo është hera e dytë që Akademia e Shkencave të Shqipërisë e propozon shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin Nobel në letërsi. Kjo ka ndodhur edhe në vitin 2006, kur ai kishte 70-vjetorin e lindjes.
Si u mor iniciativa për këtë propozim?
Me marrjen e një kërkese nga Akademia e Nobelit, ne si Akademi, menduam ta bëjmë këtë propozim. Ismail Kadare është akademik dhe e mban këtë titull për jetë. Mua si kryetar më takonte të bëja një propozim në kryesi, e cila u mblodh, e diskutoi dhe më mbështeti për të bërë propozimin e kandidaturës së Kadaresë, duke plotësuar të gjithë kërkesat që kishin ata. Kështu ne ndërtuam një dosje, ku përfshimë motivimin, CV-në dhe të dhëna të tjera për aktivitetin e shkrimtarit, sidomos në këto vitet e fundit, aktivitet, duhet thënë shumë i gjerë dhe i frytshëm.
A mendoni se ky do të jetë një rast fatlum për marrjen e Nobelit?Meqenëse ky propozim është bërë edhe herë të tjera, shpresoj të jetë ky rasti, që çmimi Nobel të vijë në Shqipëri. Për mua do të jetë dyfish kënaqësi, pasi propozimin e kam iniciuar unë si kryetar i Akademisë së Shkencave.
Është nisur dokumentacioni për në Stokholm?Po është nisur. Ishte e nevojshme që të nisej me postë dhe pasi e përfunduam dosjen e nisëm. Besoj për pak ditë mbërrin në Stokholm.
Ky propozim është i vlefshëm për garën e Nobelit në 2012?Po për kandidaturën e Nobelit 2012.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4388
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkimi shkencor/ Zhupa: Bie ndesh me Kushtetutën, Shqipëria shkon drejt regresit në fushën e shkencës
18 Tetor, 19:36
-
Fatos Çoçoli: Koha e duhur për ministri për shkencën
7 Tetor, 08:33
-
100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave
10 Maj, 18:35
-
Ligji për Akademinë e Shkencave përfundon në Kushtetuese, Zhupa dorëzon padiën: Nga ‘Basha’ firmos Nebiaj, Açka jo!
10 Maj, 15:27
-
'Padi në Gjykatë Kushtetuese', Ina Zhupa: Ndryshimet ligjore për Akademinë e Shkencave antikushtetuese
24 Prill, 15:46
-
Libri akademik e shkencor, Shqipëria e Kosova në Panair! Shaban Sinani: Ja ku shkojnë botimet tona! Krizat politike?! Mehmet Kraja: Ne vazhdojmë punën!
23 Prill, 15:50
-
Shefja e ChatGPT, Ermira Murati, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë! Miratohen akademikët e rinj, mes tyre dhe Lea Ypi e Angjelin Prelocaj
22 Prill, 16:12
-
Akademia e Shkencave do të mbajë një aktivitet për piktorin Lekë Tasi
27 Shkurt, 17:55
-
Viti 2024/ 385,88 milonë lekë për Akademinë dhe Institutet tek "Shkencat"! Synohen ambiente më të zgjeruara dhe një muze i madh arkeologjik!
23 Shkurt, 22:29
-
Akademia e Shkencave bën bilancin e 2023, prezanton projektet e këtij viti: Premton të forcojë rolin e saj në arsim, kërkon më shumë vëmendje nga politika
23 Shkurt, 19:53
-
Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e instituteve në gjysmën e mandatit, emëron të rinj (EMRAT)
11 Janar, 14:42
-
Akademia e Shkencave miraton Statutin e ri, pati kundërshtime pasi ligji për ‘Shkencat’ s’ka kaluar ende në qeveri
10 Janar, 12:31