Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Muzafer Korkuti ka shpallur këtë enjte në një konferencë për mediat studiuesit e nominuar për Çmimet Shkencore Kombëtare për vitin 2016.
Janë pesë studiues që priten të shpallen fitues përkatësisht për këto çmime shkencore: Eqrem Çabej", "Petrit Radovicka”, “Kërkuesi i ri më i suksesshëm", si dhe çmimet për studimin në shkencat albanologjike dhe në shkencat natyrore. Në konkurs u paraqitën 49 punime të përgatitura nga mbi 50 autorë.
“Këto çmime janë themeluar me qëllim që të krijojnë mundësi konkurrimi për dallimin dhe certifikimin e cilësisë shkencore në procesin e kërkimit akademik universitar brenda dhe jashtë vendit”, tha Korkuti.
Janë 13 studiues të nominuar me një votim të fshehtë në datën 10 mars, prej të cilëve pritet të votohen pesë fituesit. Mes të nominuarëve në këtë garë janë disa nga veprat e studiuesve të njohur Matteo Mandala, Pëllumb Xhufi, Dhori Qiriazi, Ethem Likaj, por edhe një pjesë e konsiderueshme e studiuesve të rinj.
“Kriteret themelore dhe shkencore, vepra përgjithëseuese, themelore për probleme themeleore të Albanologjisë po edhe të shkecanve tekniko-natyrore. Ky është kriteri, kriteri i studimeve monografike të thelluara dhe me prurje të reja në fushën përkatëse. Ne do të shikojmë ç’është prurje e re, për shembull për Mesjetën "Arbërit e Jonit" është një prurje e rë tërësire me një këndvështrim shumë të gjërë për Arbërit e Jonit”, u shpreh Korkuti.
Fituesit që do të shpallen pas dy javësh mësohet se do të kenë edhe shpërblime për çmimet, ku shuma e dy çmimeve të para, Eqerem Cabej dhe Petrit Radovicka do të shpërblehen me nga një milionë lekë, ndërsa çmimet e tjera do shpërblehen me 500 mijë lekë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO