Akademia suedeze justifikon 'Nobel'-in për Handke​​​​​​​: Nuk shpërndajmë çmime për qëndrimet politike

Akademia suedeze justifikon 'Nobel'-in për Handke​​​​​​​: Nuk shpërndajmë çmime për qëndrimet politike

Vendimi i Akademisë suedeze që t’i japë çmimin 'Nobel' për letërsi, austriakut Peter Handke, ka nxitur reagime të jashtëzakonshme, duke qenë se Handke ka qenë një përkrahës i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Lidhur me një vendim të tillë për 'The New York Times' ka folur sekretari i Akademisë Suedeze, Mats Malm, i cili ka thënë se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrarë në raport me  qëndrimet politike”.

Ndërkohë në anën tjetër 'CNN' gjithashtu u ka kërkuar një koment nga 'Fondacioni Nobel' lidhur me vendimin për t’ia dhënë Handkes çmimin për letërsi.

Nga ky fondacion kanë thënë që “asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”.

Lidhur me këtë vendim kanë reaguar më parë shumë personalitete të politikës dhe letërsisë, në Kosovë, Shipëri dhe në botë, të cilët janë shokuar me një vendim të tillë të Akademisë Suedeze.

Shkrimtari austriak Peter Handke njihet si një simpatizant i Sllobodan Millosheviçit, i dënuar për krime lufte, një emër që ka sjellë kaq shumë vdekje dhe hidhërim në Rajonin e Ballkanit dhe për shqiptarët e Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • net: 12/10/2019 21:59

    Po ju gjoja 'parthiotë' kaq gjë duhesh ta dinit. Po patjetër që Akademia Suedeze dhe Institucioni i Çmimit Nobe, nuk merret me pikëpamjet dhe drejtimet politike të njërit apo tjetrit, se po të ishte ashtu do të bëhej lëmsh... Në ratin në fjalë iu prish qefi disave, por iu është bërë qefi disa të tjerëve, kështuqë afërmëndsh ata s'janë idiotë si ju...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë