Akciza për energjiket te Komisioni i
Jashtëm, Ruçi:Hiqet po e kërkoi FMN

Akciza për energjiket te Komisioni i<br />Jashtëm, Ruçi:Hiqet po e kërkoi FMN
Heqja e akcizës për pijet energjike ka qenë epiqendra e debatit në Komisionin e Politikës së Jashtëm. Anëtarët e Komisionit janë shprehur kundër heqjes së kësaj akcize.
 
Deputeti Socialist Gramoz Ruçi është shprehur se do të votonte heqjen e akcizës nëse kjo do të propozohej nga FMN dhe jo nga një ambasador.

“Unë do ta mbështesja me të dyja duart nëse FMN-ja që është mbështetja kryesore e vendit tonë do t’i kërkonte që të hiqet akciza e pijeve energjike dhe jo nëse thotë një ambasador siç thotë një ambasador, madje kjo s’duhet të artikulohet nga ana jonë.”- u shpreh Ruçi.

Edhe deputeti Namik Dokle e ka parë si të pavend heqjen e kësaj akcize, kur me lekët e siguruara prej saj mund të bëhen investime në sektorë të ndryshëm.

“Unë jam që akciza për pijet energjike të mos hiqet, ato 280 milionë lek që mund të fitohen nga kjo do të shkojnë në të mirë të spitaleve, shkollave, në investime.”- u shpreh Dokle.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme nuk kanë mundur të japin një shifër zyrtare se sa është shuma që humbet nëse akciza e pijeve energjike nuk vilet, por kanë kërkuar që të konsultohen dhe përgjigjen ta nisin me shkrim.

Gjatë Komisioni u diskutua edhe për rritjen e pagës së diplomatëve që shërbejnë jashtë vendit, në masën 25 për qind.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS