Akdemikët: Të pasurohet
shqipja standarte

Akdemikët: Të pasurohet <br />shqipja standarte
TIRANE- Probleme të leksikut në shqipen standarde, të terminologjisë, si dhe problemi i anglicizmave në gjuhën shqipe ishin pikat kryesore të diskutimit të anëtarëve të Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe, që u zhvillua në datat 6-8 mars. Pjesëmarrësit paraqitën veçantitë e normës gjuhësore në këto fusha, gjendjen e problemeve të sotme dhe u propozuan disa masa e detyra për pasurimin e leksikut të shqipes standarde nga të gjitha burimet (ligjërimet e folura popullore, krijimet e reja me mjetet, sipas modeleve fjalëformuese të shqipes dhe nëpërmjet huazimeve të domosdoshme, kryesisht të ndërkombëtarizmave). U trajtua ndër të tjera ruajtja e pastrimi i mëtejshëm nga fjalët e huaja të panevojshme, njësimi e standardizimi i terminologjisë, veçanërisht në fusha më të përgjithshme, brenda sistemit terminologjik dhe në përdorim të përbashkët etj. Me vendim të përbashkët të Kryesive të dy Akademive, Shqipërisë dhe Kosovës, Këshilli është zgjeruar me pesë anëtarë (gjuhëtarë nga Shqipëria e Kosova) dhe drejtohet nga një Kryesi prej pesë akademikësh (tre akademikë nga ASHSH dhe dy nga ASHAK). Këshilli përbëhet nga 23 profesorë, akademikë e studiues të njohur të gjuhës shqipe nga Shqipëria (ASHSH: akademik Shaban Demiraj, akademik Jani Thomai, akademik Ethem Lika; nga QSA: akademik Kolec Topalli, prof.Seit Mansaku, prof.dr. Enver Hysa, prof. dr. Emil Lafe; nga Universiteti i Tiranës prof.dr. Shezai Rrokaj, akad. asociuar Gjovalin Shkurtaj; nga Universiteti i Shkodrës prof.dr. Tomorr Osmani; nga Universiteti i Elbasanit prof.dr. Mehmet Çeliku), nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, akademik Rexhep Ismajli, akademik Besim Bokshi, akademik Idriz Ajeti, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, prof.Dr.Shefkije Islamaj, prof. dr. Bardh Rugova, prof. dr. Isa Bajçinca, prof.dr. Fadil Raka, prof. dr. Abdullah Zumberi, prof.dr. Imri Badallaj; nga Maqedonia prof. dr. Remzi Nesimi; nga arbereshet e Italise, prof. dr. Francesco Altimari.
Këshilli në vazhdim të punës së tij për çështje të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, në mbledhjen e tanishme u përqendrua në çështje të leksikut të gjuhës shqipe duke ngritur edhe një grup pune. Këshilli thekson se në fushën e leksikut e të terminologjisë shqipe ka shumë çështje që presin studime e zgjidhje nga organizmat shkencorë që merren me studime e botime gjuhësore, me forma të reja bashkëpunimi dhe me mënyra të reja organizimi. Disa propozime konkrete nga mbledhja e fundit e Këshillit në këto drejtime do t'u përcillen dy Akademive dhe më tej instituteve shkencore, fakulteteve e qendrave me të cilat bashkëpunohet e të tjera që merren me studimin e gjuhës shqipe. Ky këshill u themelua më 2004-n nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, si organ me autoritet shkencor për shqyrtimin e të gjitha çështjeve që lidhen me përdorimin dhe zhvillimin e shqipes standarde.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja