/ATSH/- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, ka miratur rregullone që përcakton se tarifat që aplikohen për shërbimin postar universal, nga operatorët në vend, duhet të jenë të llogaitura në bazë të një metodologjie të qartë, që ka në bazë kostot por edhe një marzh logjik fitimi.
Sipas kësaj rregullore tarifat vendosen mbi bazën: të jenë të përballueshme; të jenë të orientuara drejt kostos; të jenë të njëjta për shërbime të njëjta në të gjithë territorin e vendit; të jenë transparente dhe jodiskriminuese, të mos dëmtojnë konkurrencën.
Edhe pse kompanive ju lihet dorë e lirë për përcaktimin, pasi kjo lidhet me planet e tyre të biznesit, AKEP saktëson se mund të ndërhyjë, kur tarifat janë të ekzagjeruara dhe jashtë logjikës së tregut.
Sipas rregullores ofruesit e shërbimit postar universal duhet të caktojnë kohën e dorëzimit të një porosie për distancen brenda qytetit, jashtë tij apo edhe jashtë kufijve. Madje ofruesi mban përgjegjësi në rastet kur porosia humbet apo tejkalon afatet. Për këto raste marrësi i shërbimit duhet të ndjekë procedurat që përcaktohen në ligjin "Për shëbrimet postare".
/Shqiptarja.com