TIRANE 30 Korrik/ATSH/- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka përgatitur analizën e tregjeve të telefonisë celulare, që propozon një rikthim të rregullimit të tarifave me pakicë duke mos lejaur më të vendosin tarifa diskriminuese për thirrjet jashtë rrjetit.
Ky ndryshim kursi erdhi pas hetimit e rekomandimeve të Autoritetit të Konkurrencës dhe presionit të operatorëve më të vegjël, që pretendojnë se dy operatorët më të mëdhenj celularë ndjekin praktika diskriminuese, duke ofruar diferencime shumë të mëdha për tarifat e thirrjeve brenda rrjetit me ato jashtë rrjetit, me qëllim mbajtjen e përdoruesve në rrjetet e tyre. Për këtë arsye, AKEP propozon vendosjen e detyrimit të mosdiskriminimit, që ju ndalon operatorëve celularë të aplikojnë diferenca të mëdha për tarifat brenda dhe jashtë rrjetit. Kjo do të thotë se thirrjet celulare dalëse duhet të kenë çmime të njëjta ose të përafërta, pavarësisht drejt cilit rrjet drejtohen. Një tjetër rregullim i rëndëisshëm është çështja e diferencës shumë të madhe mes paketave ofertë dhe çmimeve standarde. Sipas AKEP, Shqipëria ka tarifa standarde të telefonisë celulare nga 1.5 deri në 4 herë më të larta krahasuar me vendet e rajonit. Për këtë arsye, shumica e përdoruesve me parapagesë komunikojnë përmes paketave ofertë, ku çmimet për njësi komunikimi bien ndjeshëm, por kjo kundrejt një pagese fikse që fillon nga rreth 1 mijë lekë në muaj për çdo ofertë.
AKEP synon ta minimizojë këtë diferencim që ekziston mes paketave ofertë dhe tarifave standarde. Sipas propozimeve në analizën e tregut, operatorët celularë do të detyrohen që në janar të çdo viti të paraqesin për miratim pranë AKEP tarifa të ndryshuara standard, ku të kenë kryer të paktën një ndryshim në çmimet e thirrjeve dhe mesazheve të shkruara. Gjithashtu, paketat ofertë nuk mund të kenë një kohëzgjatje prej më shumë se dy muaj. Nëse këto paketa zgjasin më shumë se dy muaj, atëherë tarifat e thirrjeve sipas paketës duhet të kovertohen automatikisht në tarifa standarde. Përveç rregullimeve me pakicë, AKEP ka vendosur të përshpejtojë rregullimin e tregut me shumicë, ose e thënë ndryshe tarifat që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit për kryerjen e thirrjeve drejt rrjeteve respektive.
AKEP propozon që për operatorët "Vodafone Albania", "AMC" dhe "Eagle Mobile", tarifa e terminimit të ulet në 1.48 lekë për minutë që në fillim të vitit të ardhshëm, ndërkohë që sipas rregullimit të fuqi ky nivel do të arrihej në vitin 2016. Gjithashtu, propozimet e AKEP vendosin pezullimin e uljes së tarifës së terminimit për "Plus Communication" në nivelin 6.52 lekë, deri në një vendim të dytë. Kjo do të thotë se "Plus" i lejohet të mbajë një tarifë katër herë e gjysmë më të lartë krahausar me operatorët e tjerë. Por ky propozim, që qartësisht synon të ndihmojë "Plus" për të mbijetuar, duket se bie ndesh me parimin e mosdiskriminimit për thirrjet jashtë rrjetit dhe brenda rrjetit.
Për operatorët e tjerë do të jetë e vështirë të ofrojnë të njëjtat tarifa për thirrjet drejt "Plus", duke pasur parasysh se për terminimin e një minute thirrje në këtë rrjet duhet të paguajnë katër herë e gjysmë më shumë në raport me pagesën drejt rrjeteve të tjera celulare. Propozimet e AKEP janë më të fortat që nga rregullimet e vitit 2008, kur për herë të parë u ndërhy në rregulimin e tarifave me pakicë të "AMC" dhe "Vodafone". Pritet që propozimet e reja të AKEP, për ndërhyrje në tarifat me pakicë dhe për ruajtjen e asimetrisë së tarifave me shumicë të "Plus", të ngjallin kundërshti të forta, sidomos nga dy operatorët më të mëdhenj, "Vodafone Albania" dhe "AMC"./a.gjonaj/./a.g/
/Shqiptarja.com