Modelja australiane Sahara Ray ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. Familja e saj ka lajmëruar se ajo u nda nga jeta të dielën në mbrëmje, e rrethuar nga familjarët në spital. Sipas mediave të huaja shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

Ray, e njohur edhe për lidhjen e saj të përfolur me këngëtarin Justin Bieber, kishte treguar në vitin 2024 se vuante nga sindroma Guillain-Barré, një çrregullim i rrallë neurologjik që prek sistemin nervor periferik.

Sipas saj, diagnoza ishte vendosur pas një aksidenti të rëndë automobilistik, ku ishte goditur nga një shofer i dehur që po lëvizte me rreth 130 kilometra në orë.

Modelja kishte rrëfyer se sëmundja i kishte prekur këmbët dhe shputat, duke e bërë të pamundur të ecte pa ndihmën e një karrigeje me rrota ose të një mbajtëseje për ecje.