AKEP: Shqiptarët, shpenzime më të ulta se në BE për celularët
Të dhënat krahasuese të AKEP tregojnë se shqiptarët kanë shpenzime mesatare për telefonin celular, shumë më të ulëta krahasuar me Bashkimin Europian
Foto Ilustruese
Vitin e kaluar, përdoruesit aktivë të telefonisë celulare paguan mesatarisht 3.12 lekë për minutë thirrje të kryer. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare çdo përdorues shpenzoi mesatarisht 509 lekë në muaj për komunikimin me celular.
Përgjithësisht, komunikimi me celular bëhet përmes paketave që përfshijnë një sasi të caktuar njësisht komunikimi kundrejt një pagese fikse. Zakonisht, njësitë e komunikimit në paketa nuk shpenzohen të gjitha, sidomos kur bëhet fjalë për thirrje apo mesazhe të shkruara. Çdo përdorues kryen mesatarisht 160 minuta thirrje dalëse në muaj, ndërsa paketat e zakonshme mujore përfshijnë deri në 1 mijë minuta thirrje.
Nëse njësitë e komunikimit në paketa do të konsumoheshin të plota, çmimi mesatar do të rezultonte edhe më i ulët. Vlerësohet se çdo përdorues aktiv vitin e kaluar përdori rreth 160 minuta thirrje dalëse, 34 mesazhe të shkruara dhe 2 GB internet në muaj.
Të dhënat krahasuese të AKEP tregojnë se shqiptarët kanë shpenzime mesatare për telefonin celular, shumë më të ulëta krahasuar me Bashkimin Europian. Statistika më e fundit për BE-në i takon vitit 2016, kur një përdorues i telefonisë celulare shpenzonte mesatarisht 162 euro në vit. Në Shqipëri, shpenzimi mesatar është rreth 47 euro në vit, ose në pak se një e treta e mesatares së BE.
Forcimi i konkurrencës dhe i rregullimit të tregut ka bërë që në dekadën e fundit kostot e komunikimit me celular të bien vazhdimisht. Shpenzimi mesatar për një minutë thirrje vitin e kaluar ishte 60% më i ulët krahasuar me vitin 2010. (Scan)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.7%
-
I keq
21.2%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 245
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë
21 Dhjetor, 16:47
-
BE 30 miliardë € për Ukrainën vitin tjetër! Costa: Koha për ta forcuar
20 Dhjetor, 08:47
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor, 07:36
-
Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë
19 Dhjetor, 16:56
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor, 16:07
Ne fakt shqiptaret i ke gjith diten ne telefon dhe shumica i ke o facebook o instagram. mire doniahte te mos kishim kaq shume gigabajt qe te benim dhe ndonje pune :-) jo se po qahemi per gigat po sepse shoh ne gjermani ku studioj qe 1 gigabajt kushton 10 euro ndersa ne shqip e merr me shumefish me pak, ulesh me gjerman mund te flasesh e ulem me miq ne shqiperi e mezi shkembejm dy fjal.
PërgjigjuPo justifikoni kompanite duke na krahasuar me Europen per standarte?! Bravo.
Përgjigju