TIRANE - Aleanca Kundër Importit të Plehrave, gjatë një dalje për shtyp paraditen e sotme, i ka bërë thirrje për mobilizim qeverisë.
 
Në konferencën e mbajtur sot në sheshin “Shopen” në kryeqytet, aktivistë të AKIP i kanë kujtuar qeverisë premtimet e bëra gjatë fushatës, duke i kërkuar që ato premtime të mbahen.

Ata bënë të ditur se “çdo tentativë e qeverisë për importin e plehrave do të kundërshtohet nga AKIP”, duke shtuar se qeveria duhet të distancohet nga çdo synim për importin e plehrave.
 
Deklarata e AKIP, vjen pas fjalës së Ministrit të Mjedisit Lefter Koka i cili bëri të ditur se vendit tonë i nevojitet industria ricikluese për plehrat. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)