AKKP, 2742 emrat e pronarëve
që marrin paratë për tokat e zëna
PDF/Lista 2 me emrat e pronareve

AKKP, 2742 emrat e pronarëve<br />që marrin paratë për tokat e zëna<br />PDF/Lista 2 me emrat e pronareve
AKKP ka miratuar dje 4150 ish pronarët që do të marrin kompensimin për tokën e zënë me ndërtimet e paligjshme. Bëhet fjalë për ndarjen e këstit të katërt ku është dhënë një fond prej 1.7 miliard lekësh.

AKKP “ka përcaktuar dhe do të realizojë shpërndarjen e një kësti të ri kompensimi (këstit të pestë) i vlerësuar në masën 13% të vlerës së përgjithshme të miratuar me VKM nr.1453 datë 05.11.2008, VKM nr.1655 datë 24.12.2008, VKM nr.204 datë 19.12.2009, VKM nr.616 datë

11.06.2009, VKM nr.1039 datë 14.10.2009, VKM nr.389 datë 19.05.2010, VKM nr.120 datë 17.02.2011, VKM nr.900 datë 06.12.2011, VKM nr.514 datë 01.08.2012, VKM nr.901 datë 12.12.2012, VKM nr.105 datë 23.01.2013, VKM nr.435 datë 24.04.2013, VKM nr.494 datë 19.06.2013,

VKM nr.685 datë 16.08.2013, VKM nr.760 datë 05.09.2013, VKM nr.869 datë 10.12.2014, VKM nr.134 datë 12.02.2015, VKM nr.258 datë 25.03.2015, VKM nr.449 datë  27.05.2015, VKM nr.616 datë 07.07.2015, VKM nr.801 datë 30.09.2015 dhe VKM nr.910 datë 11.11.2015 “Për shpërblimin e pronarëve për sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, thuhet në vendimin e dhënë dje. Buxheti I dhënë është një miliard e shtatë qind e pesëmbëdhjetë milionë e katërqind e shtatëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë lekë. Nga ky proces do të përfitojnë edhe 2300 subjekte përfitues të cilët kanë aplikuar së fundmi apo do të aplikojnë në vijim të cilët do të përfitojnë menjëherë masën 70 % të vlerës së shpërblimit të miratuar në VKM-të përkatëse.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)