TIRANE- Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka miratuar në fund të muajit tetor kompensimin financiar për 31 pronarë, tokat e të cilëve janë prekur nga ndërtimet pa leje. Përmes një njoftimi zyrtar, AKKP bënte me dije se ka përfunduar procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këstin e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt, në masën prej 57% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.