TIRANE - Brenda tre viteve nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për Trajtimin e Pronës, AKKP thotë se do të përfundojë kompensimin e vendimeve të dhëna deri tani nga ky institucion. Po ashtu, brenda së njëjtës periudhë Agjencia e Kthimit të Pronave merre përsipër t’u japë përgjigje edhe 11 mijë dosje që mbeten ende pa vendim në arkivat e saj.
Janë këto dy shtyllat kryesore ku do të bazohet puna e Agjencisë në terma afatmesme, të bëra publike nga kreu i saj, Sonila Qato, gjatë diskutimit në Kuvend të ligjit të ri të kthimit dhe kompensimit të pronave. “Realizimi e kompensimit e pronarëve brenda tre viteve ashtu sikur është marrë përsipër. Realizimi i shqyrtimi rreth 11 mijë dosjeve ende pa shqyrtim nga kjo agjenci në këto tre vite”, theksoi Qato në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

LAJMET MË TË VLERËSUARA