TIRANE - Agjencia Kombëtare e Mjedisit prezantoi sot të dhënat mbi monitorimin e cilësisë së ajrit urban për periudhën Janar-Shtator 2014. Monitorimi vjen për herë të parë për 9 qytete kundrejt 4 qyteteve që monitoroheshin në vitin 2013.

Gjithashtu po për herë të parë Tirana është monitoruar në 2 pika me trafik të rënduar, në Rrugën e Durrësit dhe tek Stacioni pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Përvec Tiranës, në monitorim janë përfshirë qytete: Durrës, Berat, Korcë, Elbasan, Fier, Vlorë, Shkodër dhe në Kukës.

Bazuar në rezultatet e këtij monitorimi AKM theskon se nga onitorimi i dy stacioneve në zonat me trafik të rënduar në Tiranë tregon se të dhënat e PM10 dhe NO2 janë mbi normën e përcaktuar nga BE-ja si rezultat i shkarkimeve të automjeteve dhe infrastrukturës. Raporti i AKM bën të ditur se impakti që trafiku ka në cilësinë e ajrit urban është thelbësor.

Në këtë kuadër, AKM nënvizon se nga monitorimi në datën 21 shtator 2014, ditën e vizitës së Papa Françeskut,  nivelet e ndotësve të ajrit kanë rënë gjatë orëve të ndalimit të trafikut. Në raport theksohet se deri në orën 17.00 ku kishte ndalim trafiku niveli i NO2 (dioksid azoti) ishte 5 mikrogram për metër kub dhe në orën 19.00 niveli arriti 30 mikrogram për metër kub, pra është 7 -fishuar. E njëjta situatë vlen edhe për parametrat e tjerë, monoksidi I karbonit dhe benzeni.

Në vijim AKM bën të ditur se ka përgatitur Programin Kombëtar të Monitorimit të cilësisë së ajrit urban për vitin 2015 sipas të cilit do të monitorohet ajri urban në 14 qytete në vend. Siç thekson AKM kjo është një risi pasi krahasuar me vitin 2013 monitoroheshin vetëm 4 qytete ndërsa ky monitorim ofron të dhëna për 9 qytete për këtë vit.

grafiku
(Grafiku që tregon uljen e ndotjes ditët e vizitës së Papës për shkak të mospërdorimit të makinave)

PDF/ Ja raporti i plote i monitorimit

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)