Aknet e shpinës, çfarë janë dhe si t’i trajtoni?

Aknet e shpinës, çfarë janë dhe si t’i trajtoni?

Foto ilustruese

Aknet njihen kryesisht për shfaqjen e tyre në fytyrë, por mund të prekin edhe zona të tjera të trupit, si shpinën dhe gjoksin.

Aknet shfaqen kur poret e lëkurës bllokohen me sebum, qeliza të vdekura dhe baktere. Në pjesën e shpinës, faktorët që që ndikojnë në formimin e tyre janë:

Ndryshimet hormonale
Veçanërisht gjatë periudhës pubertetit, ndryshimet hormonale mund të shkaktojnë prodhim të tepërt të sebumit, duke çuar në zhvillimin e akneve.

Dieta
Ngrënia e ushqimeve të pasura me karbohidrate dhe sheqer mund t’i përkeqësojë aknet.

Veshjet
Pëlhura të ngushta ose sintetike mund të shkaktojnë acarim dhe të bllokojnë poret.

Detergjentët dhe kondicionerët
Disa përbërës kimikë në detergjentë dhe kondicionerë mund të irritojnë lëkurën dhe të kontribuojnë në zhvillimin e akneve.

Po si mund t’i parandaloni ato?

Zgjedhja e veshjeve
Zakonisht rekomandohet që të mbani veshje sa në të rehatshme, në mënyrë që lëkura juaj ‘të marrë frymë’ dhe të shmagni djersitjen e tepërt.

Detergjentët
Zgjidhni detergjentë dhe zbutës të rrobave pa kimikate irrituese që mund të përkeqësojnë gjendjen.

Dushi pas stërvitjes
Është e rëndësishme të bëni dush menjëherë pas stërvitjes për të hequr pluhurin dhe sebumin e grumbulluar nga lëkura.

Dieta
Reduktoni konsumin e ushqimeve të pasura me karbohidrate dhe sheqer.

Përdorni sapunë me veti antibakteriale
Përdorni sapunë me veti antibakteriale për të reduktuar bakteret që shkaktojnë akne.

Zgjedhja e produkteve të duhura
Përdorni produkte që janë krijuar posaçërisht për të trajtuar aknet.

Është e rëndësishme të konsultoheni me një dermatolog përpara se të filloni ndonjë trajtim për aknet. Dermatologu mund të vlerësojë gjendjen e lëkurës tuaj dhe të sugjerojë trajtimin e duhur. Nëse nuk vëreni përmirësim pas një muaji ose nëse keni puçrra fytyre në një moshë shumë të re, është thelbësore të konsultoheni me një specialist.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë