Stresi nxit nepsin, disa mënyra për ta minimizuar

Stresi nxit nepsin, disa mënyra për ta minimizuar

Foto ilustruese

Stresi ose ankthi e nxisin njeriun ta shohë ushqimin si ngushëllim. Në shumë raste, ushqimi mund të ketë ndikim qetësues, por në raste të tjera ai përkeqëson situatën dhe ju bën të shtoni në peshë.

Nëse ushqimi përbën mënyrën tuaj të preferuar për t’u përballur me ankthin ose një situatë stresuese, atëherë duhet të merrni në konsideratë këshillat e mëposhtme.

Mos pini kafeinë ose alkool

Kur jeni të stresuar nuk duhet të pini kafeinë ose alkool sepse të dyja këto substanca e përkeqësojnë situatën dhe kanë efekte anësore. Për më tepër, si alkooli edhe kafeina ju ofrojnë kalori të padëshiruara.

Pini shumë ujë gjatë ditës

Uji frenon kapriçot stresuese të stomakut që thërret për ushqim si pasojë e stresit dhe jo të urisë. Për më tepër, sipas të dhënave, uji promovon një sistem tretës të shëndetshëm.

Kujdes me nivelet e sheqerit në gjak

Gjatë situatave stresuese por jo vetëm, njeriu duhet të tregojë kujdes ndaj nivelit të sheqerit në gjak. Përpiquni të konsumoni disa vakte ushqimore të vogla në vend të tre vakteve të mëdha.

Acidet yndyrore Omega-3

Sigurohuni që të konsumoni sa më shumë ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3. Salmoni, farat e linit dhe arrat janë ushqime ideale të pasura me këto acide yndyrore.

Kujdes me racionet

Nëse ju pëlqejnë ushqimet e shpejta, duhet të tregoni kujdes me racionet. Në varësi të paketimit të ushqimit,sugjerohet të konsumoni një racion të vetëm dhe më pas ta mbyllni me kaq. Nëse vazhdoni të hani ushqim pa mendje, do të ndiheni më të stresuar.

Ushqimet me magnez

Ushqimet e pasura me magnez ndihmojnë në qetësimin e muskujve. Drithërat e plota, panxhari, bishtajoret, perimet, arrorët dhe farat janë burime të shkëlqyera të magnezit.

Ato ofrojnë ndjesinë e ngopjes dhe frenojnë nepsin.

Kryeni aktivitet fizik

Çdo lloj aktiviteti fizik është shkencërisht i provuar si një mënyrë e shëndetshme për të trajtuar stresin. Megjithatë rekomandohet të tregoheni të kujdesshëm e të vëmendshëm ndaj mënyrës dhe sasisë së të ngrënit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Juristi Kara: S'di si rri Jozefina nën hyqmin e Mulit! Zot na rujt mendt e kokës

Juristi Kara: S'di si rri Jozefina nën hyqmin e Mulit! Zot na rujt mendt e kokës