Akord mes palëve, Amir Rrahmani rinovon me Napolin

Akord mes palëve, Amir Rrahmani rinovon me Napolin

Amir Rrahmani

Mbrojtësi  Amir Rrahmani është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Napolin. 29 vjeçari ka qenë titullar fiks i liderëve të Serisë A këtë sezon, duke bërë 26 paraqitje në të gjitha garat. Aktualisht nën kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2024, atij i është ofruar një zgjatje e kontratës për tre vjet, me një opsion për një vit tjetër.

Sipas Sky Italia, drejtuesit e klubit janë të kënaqur me paraqitjet e tij dhe duan të "blindojnë" shqiptarin. Rrahmani ka luajtur 26 ndeshje deri më tani këtë sezon ndërmjet Serisë A dhe Champions League me 2 gola të shënuar. Pas një muaji pauze për shkak të një dëmtimi muskulor mes tetorit dhe nëntorit, shtatëlarti e rifitoi menjëherë vendin e titullarit përkrah koreanit Kim.

Një sezon i shënjuar me paraqitje bindëse në fillimin e viteve 2021-2022 , kur e nisi si rezervë para se të nxirrte nga loja Manolasin. Vitin e kaluar Rrahmani luajti 41 herë në të gjitha garat, me 4 gola të shënuar.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024

‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024