TIRANE- Kryesia e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re ka realizuar disa takime me një delegacion të lartë nga Turqia. Pjesë të delegacionit ishin deputetët z. Ayhan Sefer Ustun dhe z. Cemal Yilmaz Demir, përfaqësues të AKP-së (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) e Kryeministrit Rexhep Taip Erdogan. Vizita e këtij delegacioni në Tiranë kishte në agjendë takimin dhe një darkë pune me Kryesinë e PLSHR-së, e drejtuar nga z. Edmond Vlashaj.
Takimet vijnë në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve mes Partisë turke për Drejtësi dhe Zhvillim dhe Partisë Lëvizja Shqipëria e Re. Atmosfera e takimeve mes palëve ka qenë shumë vëllazërore dhe është diskutuar mbi shumë tema, si ajo e rritjes së bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dy partive, mundësitë e trajnimit dhe ndihmës që AKP dhe strukturat e saj mund t’i japin bujarisht PLSHR-së. Ndër temat e diskutuara ka qenë ajo e rritjes se më tejshme të marrëdhënieve shqiptaro-turke, duke nënvizuar faktin se Turqia dhe Shqipëria janë jo vetëm dy vende mike, por kanë në themel marrëdhëniet shumë shekullore mes dy popujve.
Situata politike ndërkombëtare ka qenë gjithashtu temë e diskutimeve. Për nder të miqve të rëndësishëm turq kryetari i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, z. Edmond Vlashaj shtroi edhe një darkë pune.
(Foto: Vlashaj me Ayhan Sefer Ustun dhe Cemal Yilmaz Demir)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com