"Të regjistrohesh me opsionin "Vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë ", do të thotë që nëse, në listat përfundimtare të cilat shpallen në datë 29.09.2014 grumbullon pikët e mjaftueshme për t'u shpallur fitues në ndonjë preferencë më të lartë, atëherë automatikisht fituesi kalon në atë preferencë dhe regjistrimin përfundimtar do ta kryejë në atë program studimi. Nëse kandidati nuk i arrin pikët për t'u shpallur fitues në një preferencë më të lartë, atëherë mbetet në po këtë program studimi ku u regjistrua në fazën paraprake. Pra nuk e humbet këtë program studimi dhe regjistrimin përfundimtar do ta kryejë pranë sekretarive të Universiteteve në këtë program studimi nga data 01.10.2014 deri në datën 07.10.2014", ka deklaruar Vrapi.
Drejtoresha e AKP-së tha gjithashtu se të regjistrohesh me opsionin "Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar" do të thotë që edhe në listat përfundimtare, të cilat shpallen në datë 29.09.2014 , studenti do të shpallet fitues në po të njëjtën preferencë dhe regjistrimin përfundimtar do ta kryejë pranë sekretarive të Universiteteve në këtë program studimi nga data 01.10.2014 deri në datën 07.10.2014. Vrapi nënvizoi se në rastin kur fituesi nuk regjistrohet online në fazën paraprake, ai e humbet të drejtën të shpallet fitues në listat përfundimtare në datën 29.09.2014./a.gegvataj/
