Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla deklaroi fillimin e procesit të akreditimit në janar nga agjencia e huaj e përzgjedhur për këtë process. Lindita Nikolla gjatë ndalesës së saj në Elbasan, theksoi se tashmë agjencia e huaj ka bërë një vlerësim paraprak të situatës dhe do të fillojë në janar nga puna.
 
Ajo theksoi se do të jenë rekomandimet e kësaj agjencie që do të sjellin ndërhyrje të reja të Ministrisë dhe qeverisë në arsimin e lartë. Sipas ministres mbyllja e shumë universiteteve ishte faza e parë dhe kjo fazë mund të kërkojë të tjera ndërhyrje.
 
Gjithashtu ajo theksoi se do të kihen parasysh një sërë komponentësh dhe akreditimi do të përfshijë të tri nivelet e studimit duke filluar me nivelin bachelor. Nisja në janar e këtij procesi largon mundësinë për aplikimin për doktorraturë edhe për vitin 2015. 
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)