Akreditohet Universiteti Vitrina
Firmos urdhrin ministri Tafaj
Universiteti jopublik “Vitrina” pas 4 vitesh funksionimi ka marrë akreditimin, duke u vlerësuar fillimisht nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) më 11 janar 2013 dhe më 6 shkurt 2013 me urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, Myqerem Tafaj.
TIRANE - Universiteti jopublik “Vitrina” pas 4 vitesh funksionimi ka marrë akreditimin, duke u vlerësuar fillimisht nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) më 11 janar 2013 dhe më 6 shkurt 2013 me urdhrin e Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, Myqerem Tafaj.
Në këtë universitet jopublik numërohen aktualisht më shumë se 7 mijë studentë që studiojnë në fakultetet e Inxhinierisë, të Mjekësisë, të Arkitekturës, të Ekonomi - Turizmit, të Shkencave Politike, të Drejtësisë dhe të Shkencave të Edukimit.
Rektori i këtij universiteti dhe njëherësh një personalitet i njohur i botës akademike, Prof. Mario Kedhi shprehet se “SHLUP “Vitrina”, bazuar në ligjin Nr. 9741, datë 21.07.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, qysh në hapjen e tij ka punuar për sigurimin e standardeve shtetërore të cilësisë, të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e menaxhimit të cilësisë së mësimdhënies e mësim-dhënies dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj studentëve dhe personelit akademik”.
Sipas profesor Kedhit akreditimi ishte një vlerësim i merituar nga veprimtaria e stafit akademik të këtij institucioni. Profesor Kedhi thotë për Mediat se “ky vlerësim konsiston në hartimin dhe miratimin e programeve akademike në përputhje me angazhimet kombëtare në proceset evropiane dhe lidhur këto me faktorët e tregut të punës, misionin dhe strategjinë akademike të përputhura me planifikimin e burimeve njerëzore. Me fjalë të tjera gjithë ky proces pune që u kurorëzua me plotësimin e standardeve shtetërore të cilësisë, erdhi falë përpjekjeve dhe përkushtimit të presidentit, drejtuesve administrativë dhe stafit akademik”.
Ambicia e këtij universiteti, me lidhje bashkëpunimi me disa institucione të larta në rajon dhe më gjerë dhe me kontingjente studentësh nga gjithë hapësira shqiptare, është që të shndërrohet ndër dy-tre universitetet më të mira në vend.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.8%
-
Gafë
48%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 4378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pse nuk duhet të hani ushqimin e një dite më parë?
9 Janar, 19:42
-
Në hetim për ndërtimin e një trotuari, SPAK kërkon pushimin e çështjes për Pjerin Ndreun
9 Janar, 19:25
-
Ylli Pata: Distanca higjenike që ka krijuar 'regjimi' i SPAK
9 Janar, 19:24
-
Mbrëmja Ceremoniale për Sportistët/ Rama: KOKSH ka dalluar në rang botëror! Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave! Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet
9 Janar, 19:21
-
‘Bashkëjeton me Alibeajn’, zbardhet letra ku Xhaferllari kërkonte dorëheqjen nga çështja e Berishës e Malltezit: Aludime, por reputacioni i Kushtetueses duhet të prevalojë
9 Janar, 19:18
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!
9 Janar, 19:05
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë! Trump përkrah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij
9 Janar, 18:58
-
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
9 Janar, 18:40
-
Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’
9 Janar, 18:31
-
Kuçana për REPORT TV: Luftën s’e kemi as me Bashën dhe as me Shehajn, s'i besoj sondazhit
9 Janar, 18:23