Galateo, etika apo bon ton janë shumë të rëndësishme për shoqërinë. Etiketa nuk është vetëm sjellje e hijshme në tavolinë, apo një zotëri që hap derën e makinës një zonje, por është respekti për tjetrin në çdo rast të ditës, pra e thënë me një fjalë është edukatë.
“Shumë rregulla kanë evoluar dhe janë pasuruar me rregulla të reja. Gjë që tani na vjen spontane kur takojmë dikë është shtrëngimi i duarve që ka një origjinë shumë antike. Në këtë mënyrë tregonim që nuk mbanin armë”, shkruan Olesia Leço në librin "Bon ton, etiketa, një mënyrë jetese e kulturuar".
Më tej ajo shton se një traditë e vjetër e një xhentëlmeni është që ai edhe pse nuk pinte cigare, mbante me vete gjithmonë një çakmak, për t’u ardhur në ndihmë zonjave që pinin cigare.
Kapela, kravata, dorashkat, çadra, ora e xhepit janë disa nga aksesorët që përdoreshin për të transmetuar kode të ndryshme.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com