Aksi Burrel- Klos, Sonila Qato: Vonesat kanë ardhur nga moti i keq

Nisur nga ankesat e shumta të banorëve të Qarkut Dibër, për vonesën e rifillimit të punimeve në rrugën nacionale Burrel – Klos, Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ishte këtë të mërkurë në kantier, ku pa nga afër rifillimin e punimeve.

Qato tha se pengesë ka qënë moti për zhvillimin e punimeve. Por sipas saj, është marë garancia e firmës që puna të vijojë intensivisht për ta mbyllur investimin deri në fund të muajit Korrik.

"Vonesat kanë ardhur për shkak të motit të keq. Bazuar edhe në shqetësimin e banorëve të kësaj zone kanë filluar punimet për rehabilitimin e kësaj rruge, për të rritur sigurinë e mjeteve dhe për të eleminuar mundin që heqin mjetit dhe qytetarët teska përshkrojnë këtë rrugë. Marrim përsipër të përfundojmë deri në korrik të këtij viti", u shpreh Qato.                                                  

Drejtori i Projekteve Mirëmbajtëse, Mihal Cico tha se tashmë firma do të punojë me katër grupe pune për të përshpejtuar ritmin  e punimeve.

Punimet për këtë segment kanë nisur në muajin Tetor të vitit 2018.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë