-
Shkeljet për rrugën Kardhiq-Delvinë, SPAK akuza 10 personave, Report Tv zbulon emrat
ReportTv zbardh emrat e 10 personave të dyshuar për abuzim me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë dhe që janë marrë nën akuzë nga SPAK. Këta janë 10 shtetasit e marreë neë hetim nga SPAK: Sonila Qato; Elona Gogo; Simon Prendi; Arbër Troka; Arjana Hasani; Erdit Salillari; Almir Hoxhaj; Nikollaq Mihali; Miranda Shkurti; Admir Pahumi.
27 Tetor 2022, 12:05 -
U kallëzua për aksin Kardhiq-Delvinë, SPAK i komunikon akuzën për shpërdorim detyre ish-drejtoreshës së ARRSH, Sonila Qato
Pasi u thirr në SPAK për hetimet lidhur me aksin Kardhiq-Delvinë, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar sot akuzën për shpërdorim detyre ish-drejtoreshës së ARRSH Sonila Qatos.
26 Tetor 2022, 10:24 -
Rruga Kardhiq-Delvinë, Tabaku: Koha që drejtësia të veprojë! Qato, kurbani i një afere korruptive nga taksat e shqiptarëve
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj qeverisë kësaj here me rrugën ‘Kardhiq-Delvinë’ duke e cilësuar si kryevepër të korruptimit dhe keqpërdorimit të taksave.Në një postim n&
3 Tetor 2022, 16:01 -
Përfundon dëshmia e Sonila Qatos në SPAK, ish-drejtoresha e ARRSH-së: U pyeta si person që ka dijeni
Sonila Qoto, ish-drejtoreshë e ARRSH-së ka përfunduar dëshminë e saj në SPAK. Qato ka deklaruar se është marrë në pyetje si person që ka dijeni.Qato u shpreh për gazetarët se edhe dorëheqja e saj nga ARRSH lidhet me këtë arsye që SPAK e drejtësia të hetojnë dhe t
3 Tetor 2022, 12:17 -
Shkelje e barazisë në tendera në rrugën Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato përfundon në SPAK
Në një prononcim të shkurtër para gazetarëve, Qato tha se ajo është thirrur për të dëshmuar si person se ka dijeni, ndërsa risolli në vëmendje se edhe dorëheqjen si drejtoreshë e ARRSH e dha në mënyrë që t’i jepet mundësi SPAK që të kryejë hetimet dhe të japë drejtësi
3 Tetor 2022, 10:12 -
PD: Nesër publikojmë dokumentet për skandalet e Sonila Qatos
Partia Demokratike e ka cilësuar dorëheqjen e drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qato, si një marifet të kryeministrit Edi Rama për të larguar vëmendjen nga skandalet e saj, duke qenë se vendimi erdhi vetëm pak minuta para se të jepet vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
19 Shtator 2019, 15:53 -
Jep dorëheqjen drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato
Dorëhiqet nga detyra drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato. Lajmin e ka bërë vetë Qato përmes një postimi në rrjetet sociale ku sqaron se vendimi i saj ka ardhur pasi pak ditë më parë është akuzuar nga një kompani lidhur me një procedurë të cilën e gjykon plotësisht të drejtë dhe ligjore.
19 Shtator 2019, 15:06 -
Rruga e Kombit/ Balluku: Dorëzojmë një tjetër segment të këtij aksi me parametra europiane të sigurisë rrugore (VIDEO)
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, dhe kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, inspektuan nga afër përfundimin e punimeve në Rrugën e Kombit.
5 Shtator 2019, 12:25 -
Ja kur do të hapet e plotë autostrada Kukës-Morinë (FOTO)
Segmenti nga Kukësi deri në doganën e Morinës ishte një nga pjesët e mbetura të papërfunduara të autostradës Durrës-Kukës. Problemi kryesor ishte mospërfundimi i 7 urave, të cilat pengonin lëvizjen e mjeteve në të dyja karrexhatat e rrugës.
3 Shtator 2019, 11:57 -
Nis rikonstruksioni i rrugës Kombinat-Ndroq, Veliaj: Investimi ndihmon në transport dhe turizëm
Këtë verë, qytetarët e Tiranës do të kenë një tjetër alternativë për të shkuar në plazhin e Durrësit apo drejt jugut. Krahas autostradës Tiranë-Durrës, edhe rruga e vjetër Tiranë-Ndroq do të jetë shumë shpejt funksionale, në një gjendje shumë më të mirë për mjetet.
15 Qershor 2019, 09:12 -
'Asnjë vinç në Rajon nuk e mori përsipër'....Pse u vonuan punimet në rrugën Kukës-Morinë dhe KUR do të jetë gati
Drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato tha se financimi për përfundimin e punimeve është i plotë dhe tashmë i buxhetuar dhe se punimet nuk do të ndalen deri në përfundimin e tyre.
4 Maj 2019, 10:31 -
Aksi Burrel- Klos, Sonila Qato: Vonesat kanë ardhur nga moti i keq
Drejtoresha e ARSH ka parë nga afër rifillimin e punimeve në rrugën nacionale Burrel – Klos. Ky inspektim ka ardhur nga ankesat e shumta të banorëve të Qarkut Dibër, për vonesën e rifillimit të punimeve. Sipas Qatos vonesat kanë ardhur nga moti i papërshtashëm ndërsa ka lajmëruar se puna do të vijoje intensivisht dhe investimi do të mbaroje në Korrik.
24 Prill 2019, 19:18 -
Konsideruar aksi më i rrezikshëm, rruga e Rinasit nis të ndryshojë (FOTOT)
Drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato inspektoi paraditen e sotme punimet emergjente në segmentin e kthesës së Kasharit në Rinas, në Kryqëzimin ndërmjet Laknasit dhe Domjes, një segment problematik për qytetarët dhe mjetet që qarkullojnë, i cili ka shkaktuar ndër vite aksidente.
28 Mars 2019, 18:45 -
Siguria rrugore/ Balluku: Po eliminojmë pikat e rrezikshme në Qafë Thanë
Drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato bëri të ditur se investimi në fjalë parashikon ndërhyrjen për mbrojtjen dhe përforcimin e skarpatës me mure mbajtëse, të lartësisë nga 3 deri në 5 metra, për një gjatësi gati 82 metra linear.
9 Mars 2019, 09:43 -
Mbyllet ura e rrezikshme e Rrogozhinës, ja plani si do devijohet nga lumi 'gërryes' (FOTO)
Ura e Rrogozhinës konsiderohet si një nga urat me rrezikshmëri të lartë në vend dhe pas një inspektimi të ARRSH do të mbyllet, pas hartimit të planit devijues të rrugës së kalimit deri në hartimin e një plani punimi që perforcon themelet e saj.
6 Mars 2019, 16:21 -
Pas drejtuesit të OST-së, ikën edhe Qendro, ish-ministrja Qato në krye të ARRSH-së
Ish-ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato është drejtuesja e re e Autoritetit Rrugor Shqiptar pas shkarkimit të Afrim Qendros. Qendro është shkarkuar nga detyra pas skandalit me firmën ‘DH Albania’ edhe pse ende nuk ka një akuzë kundër tij. Firma ‘DH Albania’ fitoi tenderin e lotit të parë të Unazës së Re me dokumente të falsifikuara dhe një tjetër nga OST-ja, të cilët u anuluan, ndërkohë që vijojnë hetimet.
22 Janar 2019, 11:05 -
Sipërmarrja, ministrja Qato në Report Tv: Investimet e huaja janë rritur, 10 mijë biznese të reja në 2018
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato e ftuar në studion e Report Tv një ditë pas mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar u shpreh se dikasteri që drejton ka në fokus lehtësirat dhe mbështetjen maksimale për biznesin
18 Tetor 2018, 16:24