LESKOVIK – Një furgon pasagjerësh ka rënë në humnerë në aksin Korçë-Leskovik sot në mesditë, për shkak të ngricës në rrugë. Mësohet se drejtuesi i mjetit, Bujar Ajazi, ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri është plagosur lehtë.
PERPLASEN DY AUTOMJETE NE GJIROKASTER
Një tjetër aksident ka ndodhur sot, rreth orës 09.48 në aksin Gjirokastër- Tepelenë, në vendin e quajtur Kthesa e Viroit, ka ndodhur një përplasje mjetesh dhe konkretisht.
Automjeti taksi që drejtohej nga Arben Hila është përplasur nga automjeti me targa greke, që drejtohej nga Ilia Proko.
Në automjetin taksi udhëtonin dy pasagjerë dhe në automjetin me targa greke, bashkëshortja dhe vajza e drejtuesit të mjetit. Si pasojë e përplasjes së automjeteve janë plagosur lehtë pasagjerët e dy automjeteve pa asnjë rrezik për jetën.
Redaksia Online
(ar.sh/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com