Aksi Kukës-Shishtavec, Noka i
përgjigjet Ramës: E bëri Berisha

Aksi Kukës-Shishtavec, Noka i<br />përgjigjet Ramës: E bëri Berisha
Flamur Noka ka reaguar pas statusit të kryeministrit Rama për rindërtimin tërësisht të aksit rrugor Kukës-Shishtavec.
 
Deputeti i PD, shprehet se "Ajo rrugë ka qenë premtim personal i Sali Berishës për banorët e asaj zone, kuksianët në përgjithësi dhe është projektuar dhe ndërtuar nga qeveria e tij. Kur PD doli në opozitë kishte ngelur një segment i pa përfunduar, ndërkohë që fondi i këtëj segmenti ishte miratuar në FSHZH. E vetmja gjë që bëri Rama ishte tenta​tiva për ta bllokuar përfundimin".
 
Noka akuzon kryeministrin se njihet për kuksianët si njeriu që po tenton t’i izolojë duke iu referuar taksës për Rrugën e Kombit. " Shih se mos po i vendos ndonjë taksë duke sajuar ndonjë kompani tënden që t’ja japësh me koncension edhe këtu siç po bën me rrugën e kombit se vetëm këto janë vepra të tuat".
 
Reagimi i plotë
Sot më njoftuan që naltgjatësia e tij, kryeministri Edi Rama paska nxjerr një status ku na mburrej se rruga Kukës -Shishtavec qenka vepër e rilindasve dhe pjesë e të ashtuquajturës "rilindje urbane". Kjo gjë tregon pafytyrësinë e kryeministrit i cili paturpësisht tenton të vjedhë një projekt të Sali Berishës.

Ajo rrugë ka qënë premtim personal i Sali Berishës për banorët e asaj zone, kuksianët në përgjithësi dhe është projektuar dhe ndërtuar nga qeveria e tij. Kur PD doli në opozitë kishte ngelur një segment i pa përfunduar, ndërkohë që fondi i këtëj segmenti ishte miratuar në FSHZH.

E vetmja gjë që bëri Rama ishte tenta​tiva për ta bllokuar përfundimin. Dhe kjo u duk qartë se megjithëse fondet ishin të miratuara në FZHSH, u ndalua ndërtimi i saj për rreth një vit. Kur përfaqësuesit e KFË gjermane ia bënë me dije që fondet do të shkojnë në destinacionin e planifikuar ose ndryshe do bllokoheshin u detyrua ta lejojë vazhdimin e ndërtimit, por përsëri derdhi mllef ndaj asaj rruge duke e ngushtuar këtë segmet.

Dhe sot tentoi të vjedhë këtë vepër të Sali Berishës e kërkon të na e paraqesë si "rilindje urbane ". Më vjen keq për kryeministrin e vendit tim që nuk ka me çfarë të mburret dhe vjedh autorësinë e veprave pasi në sy të kuksianëve sot ka dalë qesharak, për të mos thënë i pështirë.

Në Kukës, të gjithë janë të mirëinformuar se kush e ka ndërtuar atë rrugë . Për ty Edvin që se di po ta them une; Sali Berisha quhet ai që e ndërtoi, e jo Edvin Rama. Edvin Rama njihet për kuksianët si njeriu që po tenton t’i izolojë.  Shif se mos po i vendos ndonjë taksë duke sajuar ndonjë kompani tënden që t’ja japësh me koncension edhe këtu siç po bën me rrugën e kombit se vetëm këto janë vepra të tuat.



d.b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois