Makinat edhe pse paguajnë 250 lekë të reja për të kaluar në autostradën Thumanë-Kashar, përballen me dëmtim serioz të rrugës. 21 kilometrat e këtij aksi pjesë e ‘Korridorit Blu’ kanë nisur të amortizohen ende pa u bërë ende 1 vit e gjysmë nga hapja e tij, edhe pse konsiderohet autostradë e kategorisë A dhe me standarde evropian.
Rruga ka valëzime dhe luhatje të vazhdueshme nëpër ura, duke bërë që mjetet të ‘fluturojnë’, duke u shkëputur nga toka në segmente të caktuara.
Kjo autostradë është ndërtuar me koncesion nga kompania “Gener 2” e Bashkim Ulajt, dhe ka kushtuar 271 milionë euro. Përmes këtij koncesioni 35 vjeçar kompania private pritet të mbulojë si kostot e ndërtimit si dhe të fitojë 1 miliardë euro, nga tarifa që u mbledh qytetarëve. Mirëmbajtja dhe gjithçka tjetër është nën përgjegjësinë e koncensionarit, i cili këtë rrugë duhet ta dorëzojë të padëmtuar në fund të kontratës koncesionare.
Thumanë-Kashar është aksi i dytë në vend pas rrugës së Kombit, ku kalimi është me pagesë, tarifë që mblidhet nga “Gener 2” e cila ndryshon për mjetet e tonazhit të rëndë dhe të transportit publik. Për kalimin e të gjithë autostradës 21 km, kamionët paguajnë 8.80 euro ndërsa autobusët 6.30 euro.
Të gjitha tarifat do të përllogariten çdo vit, madje kompania private mund ti rrisë ato në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Koncesionari planifikon të mbledhë mbi 1.3 miliardë euro si të ardhura bazë nga taksa e automjeteve.



Komente













Turp. Kjo eshte per tu hetuar se me aq sa ka kushtuar sben sens te prishet kaq shpejt
PërgjigjuVend hajnije
PërgjigjuKETU TE HETOJE SPAKU.RUGEN THUMANE-KASHAR,,..EDHE KJO ESHTE NJE AFERE KORRUPTIVE E BELINDA BALLUKUT ME QEVERI....
PërgjigjuKorrupsioni i perhapur ne cdo qelize te shtetit
Përgjigju