Banorët protestë mes lotësh kundër ndërtimit të resortit luksoz të botuesit Ulaj në Velipojë, protestë para SPAK: Pronat na i grabiti i forti! Berisha hesht (VIDEO)

TIRANË- Banorët e fshatit Rrjoll të Velipojës zhvendosën protestën e tyre para SPAK, kundër ndërtimit të resortit luksoz të botuesit Bashkim Ulaj, të cilin e akuzojnë se u ka grabitur pronat. Mes lotëve për humbjen e tokës, banorët lajmëruan se kanë bërë një shtesë në kallëzimin e tyre, përfshirë për gjyqtarë e zyrtarë, që sipas tyre janë të implikuar në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë.

Në një prononcim për mediat, një prej protestuesve thotë së Bashkim Ulaj në bashkëpunim me kreun e PL në Malësi të Madhe, Fatmir Shpallzaj u kanë grabitur pronat. Ata akuzojnë si të implikuar edhe dy gjyqtarë, Vojsava Kola Osmanaj dhe Astrit Kalaja apo punonjës të Hipotekës të asaj kohe. Ata akuzojnë botuesin dhe biznesmenin pranë Berishës se u mori pronat duke përdorur fuqinë dhe pushtetin e tij dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve.

Por, ndërsa banorët po protestojnë prej ditësh se pronat u janë vjedhur, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë mbyllur sytë dhe heshtin përballë denoncimeve kundrejt botuesit pranë tyre, Bashkim Ulaj. Madje heshtin edhe para lotëve të banorëve, të cilët mes dhimbjes për grabitjen e tokave, thonë se kanë turp t'u thonë fëmijëve ikni nga Shqipëria se po u grabisin pronat. "Nuk ka më trup se me i thënë djalit, ik mor babë prej Shqipërie", tha një protestues mes lotësh. 

“Kemi bërë një shtesë në kallëzim, kam parë në dokumente që shumë persona të ngritur me pushtet që edhe sot punojnë në Gjykata, janë të korruptuar dhe kanë bërë korrupsion lidhur me pronat. I pari që ka nisur falsifikimin është Fatmir Shpellzaj kryetari i një force politike, Partia e Lirisë. Vojsava Kola Osmani është personi tjetër. Ka dhënë vendimin që 1500 dynym tokë. Janë përfituar nga një person që s’ka lidhje me këtë fshat. Janë dhe gjyqtarët e tjerë. Një tjetër gjyqtar është Astrit Kalaja. E kam kallëzuar në SPAK. Kam pasur një gjyq po për këtë pronë, Vosjava me Kalanë që nga 2016 deri kur ka marrë pronën Shpellza s’më ka treguar që është marrë vendim. Ma ka mbajtur dosjen peng deri në 2023. Në momentin që Shpellzaj mori pronën mbi pronat tona, atëherë zhvilloi gjyqin tonë. Gjyqin na e dha pasi u pajis me certifikatë dhe dokument gjyqësor Shpellzaj. Gjithashtu janë edhe ekspertët, që kanë ardhur në Velipojë si ekspertë që i ka caktuar gjykata dhe thuhet nuk e gjej kufirin lindor", u shprej një prej protestuesve. 

Ata shprehen të vendosur se nuk do të heqin dorë nga pronat e tyre, duke thënë se nuk do ta lejojnë botuesin Ulaj të futet në tokat e tyre dhe të ndërtojë resortin lukosz, për të cilin në fundit të dhjetorit 2024 mori statusin e veçantë investitor në strukturë akomoduese me 5 yje me firmë të zv.kryeministres Belinda Balluku. 

Unë i kam me dokumente, i kam sjellë në SPAK. I kam çuar në gjykata, të gjithë më thonë si ke. I ka marrë i forti, si kanë për të mi dhënë mua. Bashkim Ulaj s’ka shans me u fut aty. Ne s’kemi ardhur të bëjmë luftë, s’kemi asnjë interesi të konfrontohemi me policë, kemi ardhur për transparencë për ti treguar shtetit shqiptar se çfarë kriminelësh ka këtu. Për fshatarët nuk ka bashki, ka bashki për ata që punojnë në institucione shtetërore, Shpellzaj ka punuar në bashki. Në 2020 na ka informuar Avokatura e Shtetit, pasi i ka marrë pronat Shpellzaj, kur shkuam ne me i marrë. Ca pronash, i ka marrë ai i forti”, tha një prej protestuesve.

Edhe avokati tha se dorëzuan një shtesë në kallëzimin e tyre të 17 marsit, pasi akuzojnë se e njëjta gjyqtare që u mbajti peng tokat fshatarët dhe nuk u dha vendim për vite me radhë, i kaloi Shpellzajt po këto prona me vendim të formës së prerë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. 

“Sipas kësaj shtesës tjetër, është grup i strukturuar kriminal. Janë gjyqtarë, ekspertë, punonjës të hipotekës së Shkodrës së asaj kohe. Këta kanë filluar kërkimin e pronës në 2008 dhe deri sot nuk janë bërë pronar. Personi që ka fituar tokën në 2015 kur foli ligji për investitorët strategjik, u kujtua dhe në 2017 shkoi dhe kërkoi pronën dhe nxori dokumente 3 ditë para luftës së 1997. Dihet që janë falso, sapo të merren provohen me akt ekspertimi se kur janë shkruar në 1997 apo në 2016. Gjyqtar që i njëjti pronat e tyre i mban dhe nuk i jep vendim, ndërsa nga ata nga 2018 në 2019 kanë marrë vendim të formës së prerë dhe regjistruan pronën. Avokatura e shtetit thotë se nuk u ngrit pretendim për falsifikim. Në momentin që doli ligji, këta shfrytëzuan rastin dhe gjetën ku ka toka të lira malesh dhe gjetën këto që nuk i kanë regjistruar”, tha avokati.

Biznesmeni Bashkim Ulaj, botues dhe pronar i stacionit televiziv A2, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit Blue -Borgo”. Vendimi i Këshillit të Ministrave u firmos nga Belinda Balluku në dhjetor të 2024-ës.

Leja për ndertimin e ‘Blue -Borgo’ është dhënë në perlën e Adriatikut, ndërmjet Ranës së Hedhun dhe Baks Rrjollit. Kjo zone se shpejti do jete e aksesueshme per turistet, pasi me fondet e shtetit, Bashkim Ulaj ka ndërtuar dhe rrugën e re që lidh dy zonat bregdetare, Shëngjin-Velipojë.  

Në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh, buzë detit është projektuar ndërtimi e vilave luksoze e hoteleve. Po kështu, bizmesmeni ka marrë me koncesion segmentin Thumanë-Milot, tarifën e së cilës e vjel kompania e tij “Gener 2”.

Projekti i resortit luksoz

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:46
Prekëse/ ‘Ik mor babë nga Shqipëria se të morën tokën’, banori mes lotësh në protestën kundër resortit të Ulajt: S’ka më turp, do vdes aty

 

Një moment prekës gjatë protestës para SPAK të banorëve të fshatir Rrjoll në Velipojë, të cilët kundërshtojnë nisjen e punimeve për një resort nga botuesi Bashkim Ulaj, për të cilin thotë s eu ka grabitur pronat. Një prej protestuesve mes lotësh tha se nuk ka më turp se sot t’i thotë djalit ik nga Shqipëria se të morën tokën.

“Nuk ka më trup se me i thënë djalit, ik mor babë prej Shqipërie. Ik se të morën tokën. Unë do vdes aty, ju betohem. Me i thënë djalit që kam 23 vjeç, është krim. Na kanë stresuar, kemi 3 ditë që flemë nëpër ferra. Nuk kemi lidhje me politikën, kemi hallin e pronës dhe fëmijëve tonë. Duhet me i thënë djalit, ik mor babë se të vranë", tha banori mes lotësh. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Teuta: 28/03/2025 23:21

    Qarje burrash. Ne Lezhe. Kunder ndertimit te nje ndertuesi. Qe e ka lejuar me vendim qeveria e Rames por ne mungese Balluku. Sepse Rama, kryeministri, dhe Ulaj, ndertuesi, jane shok. Te vjeter. Sa e sa leje ndertimi Rama e Balluku i kane dhene Ulaj tek Bashkia. E Tiranes. Edhe Ulaj jo me pak e ka shperblyer me pune e para. Si psh kur ishte nenkontraktor i TAP dhe mamdaxher kishte Tan Agollin e Rames. Ate qe sot krieson FSHZH. Qe i jep cunit te vet 500 mije evro per lokal. Qani qani. Po per vrasesin, zhvatesin dhe trafikantin e droges Bajri si nuk derdhen pike loti kur me firme te Rames dora vete perlau toke e det per resort!? Ca burrash!?

    Përgjigju
    • Or tej: 29/03/2025 23:25

      Jo burra por bura or teeeejjjjj

  • neri: 28/03/2025 22:02

    ca jane keto, shqiperia eshte ne nato dhe po shkon drejt BE

    Përgjigju
  • Tan: 28/03/2025 20:25

    Jepjani voten Berishes te flase mbas 11 janarit

    Përgjigju
  • Ali: 28/03/2025 16:32

    Kjo ashte demokracija

    Përgjigju
  • Popull: 28/03/2025 15:16

    Nuk mund te mateni me oligarket qe mbajn pushtetin o popull.Edhe me keq do behet

    Përgjigju
  • vlonjati: 28/03/2025 14:56

    Mire Berisha hesht,po SPAku cfare po ben po shikon kete trgjedi i mallengjyer? Pse nuk reagon? Apo i prishet qejfi Berishovicevicit!

    Përgjigju
  • Cllevio: 28/03/2025 12:01

    Avukat bespremi

    Përgjigju
  • arb: 28/03/2025 11:49

    Nga belinda balluku por ne fund babloku edi rama eshte prapa c'do koncesion strategjik . PSe nuk permendet Rama dhe PS apo eshte me interes leshtu te paraqitet. Pastaj me voten e tyre do u jap pergjigje..partite e reja do marrin hov sepse eshte trash zullumi..keta e kane partine sikur jane monarke

    Përgjigju
  • Eri: 28/03/2025 11:46

    Keta i kan zaptu me force se asnjrni nuk eshte pronar e mire ja bajn , rrjolli asht prône e familjes Juka

    Përgjigju
    • Drini: 28/03/2025 14:28

      hahahaha juka e shpellza bashke fitojme

  • Tom doshi: 28/03/2025 11:14

    Tom doshi komandon kadastren ne shkoder , fatmir shpellza kllouni tom doshit

    Përgjigju
  • dori: 28/03/2025 10:35

    Ulaj i dashuri i Sali non gratës ka pushtuar Shqipërinë....çfar bëhet kështu në këtë vend që ky kriminel fiton çdo tender,zaptojnë prona dhe ndërton ku të doi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un

Spahiu: PD t’i thotë shqiptarëve pse refuzoi numërimin elektronik, por vendosi me komisionerë? Forcat e mëdha s'e shkrijnë dot SPAK-un