Vendoset trau, të dielën hapet aksi Thumanë- Kashar, kalimi 2.1 euro për mjet
Aksi rrugor Thumanë-Kashar
Aksi rrugor Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, do të hapet të dielën më 30 qershor, ndërsa kalimi do jetë me pagesë 2.1 euro për mjet.
Krahas aksit kryesor po punohet gjithashtu edhe për të përmbyllur rrugët dytësore.
Thumanë-Kashar është i aks i kategorisë A, ku shpejtësia e lëvizjes do të jetë 130 kilometra në orë dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.
Ndërkohë punimet e fundit po realizohen në nyjen e Kasharit.
Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu" që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.
Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë, si dhe në rrugën e Arbrit pas përfundimit plotësisht.
S.B/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2998
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debate të forta te Ekonomia, Spaho akuza Ballukut: Keni vjedhur miliona me Thumanë-Kashar dhe tek ‘Tuneli i Llogarasë’! I përgjigjet zv/kryeministrja
8 Nëntor, 12:27
-
Unaza e Madhe e Tiranës do përfundojë brenda 2024-ës, në lotin e 6- të shpejtësia deri 140 km/orë
14 Tetor, 17:53
-
Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari! Shkak i përplasjes dyshohet punimet e firmës ‘Gener 2’
4 Tetor, 08:35
-
Pas protestave, hapet rruga për banorët e Krujës dhe Fushë Krujës në autostradën Thumanë-Kashar
2 Tetor, 15:37
-
Protestat në Thumanë-Kashar/ PD: Projekti u ndryshua për llogari të 'Gener 2'! Qeveria: Do të ndërtohet një nyje e dedikuar në hyrje të Thumanës! Provizorisht do të hapet mbikalimi i Gramzës
12 Shtator, 12:07
-
Pas protestave për aksin Thumanë-Kashar, qeveria dakordësi me banorët! Drejtuesi demokrat në Krujë: Do të kenë hyrje dhe dalje në zonat e tyre
11 Shtator, 19:52
-
Protestë në Thumanë-Kashar/ Një pjesë kërkon mosbllokim të aksit, por hasin kundështimin e eksponentëve të PD-së
6 Shtator, 18:40
-
Bllokohet Thumanë-Kashar/ Banorët protestojnë për herë të dhjetë, kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre
3 Shtator, 18:46
-
Kërkojnë akses në rrugën Thumanë-Kashar, banorët protestë para Kuvendit
2 Shtator, 21:54
-
Protestë në Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë: Do çojmë në SPAK Belinda Ballukun e ARRSH
30 Gusht, 19:36
-
Protestë në Thumanë-Kashar, tensione mes policisë dhe banorëve, kërkohet hyrje dhe dalje për zonat e Krujës dhe Fushë-Krujës
26 Gusht, 19:25
-
Banorët sërish në protestë, bllokojnë autostradën Thumanë-Kashar! Përplasje mes protestuesve dhe policisë
20 Gusht, 19:35
A dini gjo se si mund te punojme te trau???
Përgjigjuper turistet eshte OK..PER SHQIPTARET DUHET 500 LEKE TE VJETRA...
PërgjigjuMe leke o vlla, flisni me leke.
Përgjigju2.1 euro pa tvsh apo me tvsh? Se i bie 2.52 euro me tvsh, po si popull me leke qe jemi do japim 2.6 se jemi bujare. Nuk jemi kunder rrugeve po duhet me shume transparence.
Përgjigju