Fredi Belerit s’iu dha leje për tu betuar si kryebashkiak i Himarës, Avokatja e Popullit: Duhet të propozohen ndryshime në ligj

Avokatja e Popullit, Erind Ballanca gjatë raportimit në Kuvend është pyetur në lidhje me refuzimin e lejes për Fredi Belerin për tu betuar si kryebashkiak i Himarës. Balanca tha se duhet të propozohen ndryshime në ligj pasi mund të mund të ketë edhe raste të tjera të trajtohen edhe mundësi të tjera.

‘Çështjes së lejes për Belerin. Kemi parë ligjin ka kufizime specifike për të paraburgosurit. Ka kushte të tjera për personat që nuk është marrë vendimi përfundimtar. Në fazën e parë është ajo problematika e sekretit hetimor,. Dhe komunikimet janë vetëm me lejen e prokurorit. Nuk kanë të njëjtat garanci si personat e dënuar. Do të ishte mirë që në ligjin shqiptar të ishte miratuar edhe mundësia e rasteve të posaçme. Ka pasur edhe vendime gjyqësore me animimin që i është bërë si drejtorisë së burgjeve dhe

Unë vlerësoj se është e rëndësishëm të propozohen ndryshime në ligj pasi mund të ketë edhe raste të tjera të trajtohen edhe mundësi të tjera. Leja i është dhënë për të bërë betimin si euro deputet ati i është garantuar një e drejtë ai është i dënuar ka të drejta të tjera.’- tha Avokatja e Popullit Erinda Ballanca.

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, ka kërkuar që rekomandimet e këtij institucioni duhet të trajtohen jo vetëm si dokumenta zyrtare, por si dëshmi të çdokujt që ka nevojë për më shumë mbrojtje dhe më shumë drejtësi sociale.

Ajo tha se ndjekja e këtyre rekomandimeve me përgjegjshmëri është treguesi se sa një shoqëriështë e aftë për të ndërtuar një të ardhme të drejtë për të gjithë qytetarët e saj.

“Institucioni prej dy vitesh përballet ndër të tjera edhe me sfidën e zgjedhjes së një Avokati të ri të Popullit i cili të çojë përpara institucionin me mandat të plotë. Ndërkohë, siç tregohet edhe nga statistikat, pjesë e raportit vjetor, por edhe të dërguara veçmas për secilin prej jush ditën e djeshme me postë elektronike, puna ka vazhduar me përkushtim dhe pa ndërprerje, çka është tregues se institucioni ynë është i fortë dhe i qëndrueshëm. Këtë vit po ashtu u bë i mundur edhe emërimi i të tërë komisionereve të Avokatit të Popullit, çka zgjidhi edhe problemin e vakancës së gjatë të Komisionerit në Seksionin e Administratës.

Në vitin 2023, institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar gjithsej 7056 raste dhe kërkesa, me një rritje prej 792 raste më shumë se vitin 2022.

5722 raste janë trajtuar në formën e këshillimeve dhe orientimeve, duke u ofruar qytetarëve udhëzime të qarta mbi rrugët ligjore që duhet të ndjekin për trajtimin e rasteve të tyre. Kjo shifër e lartë thekson rolin tonë të rëndësishëm në edukimin ligjor dhe orientimin e qytetarëve drejt zgjidhjeve të drejta.

Gjatë vitit kemi adresuar 266 rekomandime dhe kemi zgjidhur pa pasur nevojën e rekomandimit 572 raste.

Ndërkohë kemi rritur edhe efikasitetin e trajtimit më të shpejtë të ankesave duke vendosur objektiva gjithnjë e më të qartë, e duke i matur ato në mënyrë rigoroze”, tha Ballanca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Tabaku ngre shqetësimin përpara Avokates së Popullit: Një vajzë 5 vjeçare është mbajtur në paraburgim

 

Në seancën parlamentare ku raprotoi Avokatia e Popullit, deputetja e PD Jorida Tabaku, ngriti shqetësimin dhe pyetjet në lidhje me ndryshimin e hartës gjyqësore. 

“Si ka ndikuar implementimi i hartës së re gjyqësore, aksesi në drejtësi për qytetarët. 

A ka sot pas hartës së re gjyqësore më shumë akses apo më pak akses në drejtësi? Si është situata me zbatimin e të dretjave të njeriut përsa i përket këtij aspekti;” pyeti ajo duke iu drejtuar avokates së popullit që në fjalën e saj e ceku këtë si shqetësim.

Më tej Tabaku e vuri theksin edhe tek situata me emrat e KLP dhe KLGJ duke evidentuar problemet që ka krijuar artificialisht kuvendi Shqipërisë. Ajo ngriti një sërë shqetësimesh në lidhje me kapjen e KLP dhe KLGJ që duhet ndaluar. 

Në fund ajo ngriti shqetësimin dhe pyetjen ndaj avokates së popullit në lidhje me arrestimin e një të miture që policia e kishte arrestuar gjatë protestës për ndërtimet në lagjen e 5 Majit.

Deklarata e Tabakut

E nderuar zonja avokate e popullit,

Në fakt unë kisha depozituar një sërë pyetjesh, disa prej të cilave juve edhe i dhatë përgjigje gjatë prezantimit tuaj. Unë dua t’ju falenderoj për bashkëpunimin që kemi pasur bashkë në Këshillin Kombëtar të Integrimit, edhe për faktin që jeni një nga zyrtarët më seriozë në fakt që paraqitet atje, dhe bashkëpunimi që kemi pasur për të drejtat e njeriut dhe dua të fokusohem vetëm në dy tema të cilat ju i prekët por shpresoj që të kem pak më shumë informacion: 
-Si ka ndikuar implementimi i hartës së re gjyqësore, aksesi në drejtësi për qytetarët. 
A ka sot pas hartës së re gjyqësore më shumë akses apo më pak akses në drejtësi? Si është situata me zbatimin e të dretjave të njeriut përsa i përket këtij aspekti;

-Së dyti, ju e sqaruat shumë qartë procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së dhe besoj që ishte shumë i qartë qëndrimi juaj për këtë, përsa i përket vlerësimit me meritë dhe sistemit që është ndjekur nga parlamenti dhe vonesave që ka pasur parlament. Unë dua t’ju përgëzoj që me gjithë vështirësitë, institucioni juaj e ka kaluar fazën që këtij institucioni i përket dhe gjitha problemet kanë rezultuar nga parlamenti.
Ashtu sic thotë edhe raporti  ‘Rule of Law’, vonesat në emërimin e anëtarëvë të KLP-së dhe KLGJ-së kanë zgjatur mandatin e drejtuesve aktualë dhe kanë krijuar mundësinë dhe predispozitat për kapjen e këtyre dy organeve nga ana e mazhorancës, çështje për të cilën ju ishit e qartë dhe nuk kam pyetje tjetër. 

Ndërkohë doja që të fokusoheshim pak në lidhje me problemet përsa i përket proçesit të legalizimeve, ndërtimeve, lejeve të kartelave për pasuritë e paluajtshme. Bashkë kemi pasur një komunikim shumë të gjatë për ngjarjen e 5 Majit, për prishjen e ndërtimeve atje, por parë edhe në aspektin e të drejtave të njeriut ju kam ngritur shqetësimin që një vajzë 5 vjeçare është mbajtur në paraburgim në prishjen e këtyre ndërtimeve dhe doja një koment tuajin për këtë proçes. 
Faleminderit,

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?