Aksident a vrasje rrugore? Draft i Tahirit ‘fle’ në Kuvend

Behar Pema drejtuesi i mjetit i cili mbrëmjen e djeshme në aksin Tiranë-Elbasan në dalje të tuneli duke goditur nga pas automjetin ku udhëtonin katër vajza, dy prej të cilave humbën jetën, rrezikon nga 5 deri në 20 vite burg.

Ai sipas hetimit të policisë ishte në gjendje të dehur në nivelin e 0.99 ml alkool ndërsa shpejtësia e mjetit sipas ekspertizës paraprake mbi 110 km në orë.

Nga 5 në 20 vite burg është dënimi maksimal sipas nenit 290 të ndryshuar në kodin penal. Por ky nen sipas avokatit Alban Duraj duhet riparë pasi aksidentet me vetëdije të një shoferi të dehur, apo shkelës të rregullave duhet të konsiderohet vrasje.

"Duhet riparë edhe një herë nga ligjvënësit pasi ka drejtues mjetesh të papërgjegjshme që drejton në gjendje të dehur apo nuk kanë mjetin të koaliduar brenda parametrave dhe e vetmja rrugë është ashpërsimi i dënimit vetëm për atë target grup që janë të papërgjegjshëm që hipin në makinë të dehur. Kjo mund të duket e rëndë nga goja e avokatit, por është kthyer në një problem", tha avokati Duraj

Katër vite më parë ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri foli për vrasjet rrugore.

"Unë shumë shpejt do të propozoj një amendim në kodin penal në mënyrë që aksidentetet me pasoja në jetën e njerëzve të mos quhen më aksidente me pasojë jetën, por vrasje rrugore", tha Tahiri kur ishte Ministër i Brendshëm.

Ky qëndrim u përkthye edhe në projektligj, i cili s'mori asnjëherë pëlqimin e deputetëve dhe tashmë ka statusin e një projektligji të tërhequr.

Nga statistikat e policisë rrugore rezulton se një ndër tre shoferë të përfshirë në aksidente me dëme materiale, plagosje të këmbësorëve apo vdekje, rezultojnë ose të dehur ose nën efektin e lëndëve narkotike.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)

Fier/ Shpërndante kokainë në doza pranë gjimnazeve, arrestohet 29 vjeçari (EMRI)