Kazakistan/ Shkon në 15 bilanci i viktimave pas rrëzimit të avionit, 66 të tjerë të plagosur (VIDEO)

Një aksident ajror ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Kazakistan, ku një avion me 100 persona në bord është rrëzuar menjëherë pas ngritjes në fluturim, në afërsi të aeroportit e Almaty.   

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:22, me orën lokale. Zyrtarë të aeroportit shprehen se avioni  “Bek Air” humbi lartësinë duke goditur një pengesë betoni dhe më pas u rrëzua mbi një ndërtesë dykatëshe.

Personeli i shërbimit të urgjencës ka shkuar menjëherë në vendngjarje për t’iu ardhur në ndihmë të mbijetuarve. Mësohet se, deri më tani ka arritur në 15 bilanci i viktimave, ndërsa 66 persona të plagosur janë transportuar drejt spitalit.

Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se avioni me 95 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit në bord kishte si destinacion kryeqytetin e vendit, Nursultan.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e përplasjes.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:37
Rrëzimi i avionit në Kazakistan nga mjegulla e dendur, Presidenti: Përgjegjësit do të ndëshkohen rëndë (VIDEO)

Të paktën 15 të vdekur dhe 60 të plagosur, 17 prej të cilëve fëmijë, është bilanci i përkohshëm i rrëzimit në Kazakistan i një aeroplani me 98 persona në bord, menjëherë pas ngritjes nga Almaty.

Për aviacionin civil kazak "avioni humbi lartësi gjatë ngritjes dhe u rrëzua në një mur rrethues" në një zonë të banuar duke u ndarë në dy pjesë.

Sipas një dëshmitari në zonën në kohën e aksidentit ka patur mjegull të madhe.

Ndërkohë, të gjitha aeroplanët e linjës ajrore u ndaluan të fluturonin derisa në përfundim të hetimit.

Presidenti Kazakistan Kassym-Jomart Tokayev u zotua të kompensojë familjet e viktimave dhe shpalli një ditë zie kombëtare për nesër. Ai premtoi se "ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen rëndë sipas ligjeve".

Një komision qeveritar do të hetojë për të hedhur dritë mbi aksidentin. 

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë