Një aksident automobilistik ka ndodhur ne aksin rrugor Lezhë-Shkodër duke shkaktuar plagosjen e dy personave, të cilët u dërguan në spital menjëherë pas ngjarjes, në gjendje kritike për jetën.

Aksidenti ka ndodhur pasi makina tip ‘BMW’ me targa AA 678 GC, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat në anë të rrugës.

Personat e plagosur po trajtohen në spitalin e Lezhës. 

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)