Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në Berat, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi u aksidentu me motor.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur, rreth rreth orës 14:30 në rrugën e fshatit Kutalli të Dimalit, ku Axhem Oshafi, duke drejtuar motorin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me bordurën e trotuarit, anës rrugës.
Si pasojë e aksidentit, 65-vjeçari fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.