Një aksident në orët e para të mëngjesit ka rezultuar fatal për një 43-vjeçar në Lushnje. Ernis Xhumari ka humbur jetën pas përplasjes në rrethrrotullimin e plastmasit.
Mjeti tip ‘Benz’ ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe ka goditur bordurën e rrethrrotullimit, më pas është përplasur me shtyllën e ndriçimit dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg. Fatkeqësisht 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia po kryen procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik. Zjarrfikësit kanë shkuar ne vend dhe kanë pastruar rrugën nga mbetjet e makinës.
Komente












Thirrini mendjes o njerez, mire koka juaj nuk u dhimbset, po merrni dhe te tjeret ne qafe, ja dhe rasti konkret, do ikte te pinte birra me shoket dhe do u tregonte trimerine qe kishte bere, qe kishte ecur ne qytet ms 200km/h....
PërgjigjuShpejtësia të ha kokën...
Përgjigju