Aksident i 4-fishtë në Greqi, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur! Njëri në gjendje të rëndë (FOTO)

Aksident i 4-fishtë në Greqi, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur! Njëri në gjendje të rëndë (FOTO)

Foto nga aksidenti

Greqi-Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur të premten e 1 nëntorit në Greqi, në aksin rrugor Larisa-Agia.

Raportohet se si pasojë e përplasjes së 4 automjeteve mbetën të vdekur dy persona (35 dhe 65 vjeç. dhe tre u plagosën të tjerë, ndërkohë njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Automjetet e përplasura janë një kamion, një makinë tip “kafaz”, një traktor si dhe një makinë pasagjerësh.

Fillimisht aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një traktori, të cilat shkuan në drejtim të kundërt duke u përplasur me dy automjete të tjera, shkruan prothotema.gr.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK

E paprecedentë/ Sali Berisha nxjerr 'live' foton e gruas së Altin Dumanit për të shantazhuar kreun e SPAK