Një aksident është shënuar sot në afërsi të fshatit Mashkullorë në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë.

Dy automjete tip BMW dhe Volkswagen janë përplasur me njëra-tjetrën duke dalë kështu nga rruga kryesore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.