Një çift bashkëshortësh shqiptarë janë përfshirë në një aksident të frikshëm rrugore mbrëmjen e djeshme në Spezia të Italisë. Sipas mediave italiane, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë.
Në aksident u përfshinë tre makina, pavarësisht se pati edhe të plagosur të tjerë, burri dhe gruaja shqiptare janë dërguar me urgjencë në spitalin Sant’Andrea. Makina ‘Audi A3’ e çiftit shqiptar ka mbetur e shkatërruar plotësisht ndërsa mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.
Automjeti tip ‘Audi A3’ goditi makinën e bardhë të dy të rinjve të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime serioze. Më pas automjeti vijoi lëvizjen duke u përplasur edhe me makinën e një banori vendas i cili gjithashtu nuk pësoi lëndime serioze.