Kavajë- Një person ka mbetur i plagosur nga përplasja e makinës që po drejtonte me trafikndarësen në autostradë.
Shoferi që drejtonte mjetin me targë AA 480 DM ka humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe, që po lëvizte duke u përplasur me trafikndarësen.
Mbrojtësja anësore prej hekuri ka hyrë mespërmes automjetit, por fatmirësisht në krahun e pasagjerit dhe jo të drejtuesit, i cili ishte vetëm në makinë.
I plagosuri është nxjerrë nga makina dhe është transportuar në spital nga kalimtarët e rastit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, pasi ka marrë plagë të lehta në kokë dhe në pjesët e tjera të trupit.
Sikur duket edhe në foto drejtuesi i mjetit ka shpëtuar për mrekulli, pasi makina ka qenë me shpejtësi të madhe kur ka goditur trafikndarësen.
E ndërsa prokuroria ka nisur hetimet mësohet se shoferi nuk kishte konsumuar alkool.

/Shqiptarja.com

FOTO