LEZHË- Dy aksidente kanë ndodhur ditën e sotme brenda pak orësh ku 2 persona kanë mbetur të lënduar.
Në orët e para të mëngjesit një aksident i frikshëm ndodhi në aksin rrugor Lezhë -Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre, ku mjeti tip "Peugeot", në të cilin po udhëtonin babai së bashku me me dy djemtë e tij doli nga rruga dhe u përmbys. Si pasojë e aksidentit ka marrë lëndime të lehta vetëm drejtuesi i mjetit. Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, mjeti, i cili ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj ka marrë dëmtime të shumta.
Po ashtu, një tjetër aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rrile, ku një makinë tip “Ford” ka përplasur një motoçikletë. Raportohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugët e qarkut të Lezhës.
Një makinë tip “Ford” ka përplasur një motoçikletë në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Rriles.
Raportohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.