Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Lezhë.

Rreth orës 17:20 makina tip Toyota ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në një dyqan në rrugën e Shtrausit në afërsi të vendit të quajtur "Ura e Cenit".

Sipas burimeve për Report TV makina drejtohej nga një 28 vjeçare e cila ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në ambientet e dyqanit ku është mbuluar nga dyshekët.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar nga aksidenti. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.