Aksident i frikshëm në Tiranë! Shoferi me shpejtësi merr para makinën e parkuar...Një tjetër ecën në pedonale (VIDEO)

Drejtuesit e papërgjegjshëm të automjeteve kanë rrezikuar të bëhen shkak për aksidente të frikshme në kryeqytet. Falë raportimeve nga qytetarët, dhe vëzhgimi i efektivëve rrugorë në terren, është bërë i mundur identifikimi i tyre dhe ndëshkimi me masë administrative. "Sheh diçka, thuaj diçka", është apeli që bën Policia e Shtetit ndaj qytetarëve për të raportuar çdo shkelje.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, policia shfaq tre episode të ndodhura në Tiranë. Një automjet që ecën me shpejtësi dhe bën manovër të gabuar në Bulevardin e Ri, një tjetër makinë që ecën me shpejtësi tej normave të lejuara duke u aksidentuar me një makinë të parkuar. Ndërsa një tjetër drejtues automjeti bën shkelje duke ecur në pedonale teksa para tij luajnë fëmijë.

"Të bësh drifting, të qarkullosh me shpejtësi të lartë, veçanërisht në qendrat e banuara, apo në shëtitore aty ku luajnë fëmijët dhe qarkullojnë këmbësorët, janë veprime që cenojnë dhe rrezikojnë sigurinë e jetës në rrugë dhe njëkohësisht shkelje që kushtojnë shumë", shkruan Policia Rrugore e Tiranës, teksa në të treja rastet shoferët janë gjobitur.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artan: 23/04/2019 17:23

    nuk arrij ta gjykoje qarte nga pamjet, por valle mos duhej gjobitur dhe makina e parkuar ne mes te rruges (te pakten keshtu me duket si e parkuar ne mes te rruges)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë