Një aksident me 1 të vdekur dhe 7 të plagosur rëndë është regjistruar rreth orës 16:10 të ditës së sotme në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Cangonj. Dy 2 automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar 8 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës, teksa njëri ka humbur jetën për shkak të plagëve të rënda.
"Është përplasur automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. Sh. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip "Ford", shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip "Ford", të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.
Të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Traumës në Tiranës. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që paraprakisht mendohet se shpejtësia dhe lagështia në rrugë mund të ketë qenë arsyeja kryesore.