Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një automjet që drejtohej nga një 19-vjeçar ka dalë nga rruga, duke sjellë vdekjen e të riut.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak-Në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. B. ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Komente









